TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).

Parlamentin Evropian e kompletoi të hënën listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).

Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.

Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.

Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.

Nga radhët e EPP-së si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia.

Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.

Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.

Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi.

Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder.

Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga EPP, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene nga EPP, ndërsa për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët.

Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore.

Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen e arritur sot

Kandidati i propozuar për president flet para mediave:Është nder i madh

Kandidati i propozuar për president flet para mediave:Është nder i madh

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen e arritur sot

Fillon në Stamboll takimi i parë i komitetit sipas Marrëveshjes së Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës

Fillon në Stamboll takimi i parë i komitetit sipas Marrëveshjes së Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës

Kandidati i propozuar për president flet para mediave:Është nder i madh

Kandidati i propozuar për president flet para mediave:Është nder i madh

Rritet çmimi i naftës pas rifillimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit

Rritet çmimi i naftës pas rifillimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se granatë u hodh në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën