TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Interpelanca e ministrit Vitia, përplasjet me deputetët për gjendjen në shëndetësi

Interpelanca e ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, është përcjellë sot me një debat të fortë në Kuvend. Në disa raste, debati kaloi edhe në akuza personale.

by Fetije Kamberi
10 minuta ago
0 0
A A

Nuk erdhi nga fillimi i seancës.

Por ministri i shëndetësisë Arben Vitia, mbërriti në Kuvend pikërisht në kohën kur do të diskutohej për punën e tij.

Pyetjet drejt Vitisë nisën nga Partia Demokratike e Kosovës, që me kërkesë të saj, ministri Vitia u thirr në interpelancë.

“Referuar organizatës “Renesansa” për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit. Sipas raportimit për katër muaj ajo kishte mbetur pa barin palbociclib sepse bari mungonte në Onkologji dhe ajo nuk kishte mundësi ta blinte sepse kostoja arrinte deri në 1800 euro”, tha Sala Jashari, deputete e PDK-së.

Për të arsyetuar mungesën e këtij bari, në foltore doli i pari i Shëndetësisë.

“Sukseset që nuk arriti ti thotë Vitia, tha se do i përfundoi një deputet i Vetëvendosjes”, deklaroi Arben Vitia.

“Nëse ndonjë kolegë e ka problem t’i përballojë sukseset e Qeverisë, unë ia bëj me të lehtë, të dalë në byfe të qetësohet e të kthehet përsëri në debat”, theksoi Sylejman Meholli nga VV.

Debati vazhdoi me deputetin Uran Ismaili, që dikush e udhëhoqi pikërisht ministrinë e shëndetësisë.

“Unë nuk po them që nuk ka asnjë sukses, por do të doja që ky Kuvend ta kuptojë drejt gjendjen e furnizimit dhe ta kuptojë drejt përgjegjësinë individuale në furnizim, për pacientë që nuk i takojnë një partie, u takojnë pacientëve të Republikës”, shtoi Ismaili.

Si ish ministër, Vitisë iu drejtua edhe Armend Zemaj. Madje, ai pati edhe akuza për keqmenaxhim.

“Në Kosovë janë rrit listat e pritjes. Përpos që është rrit buxheti për barna është rrit mungesa e barnave, është rrit tenderomania e barnave, është rrit mungesa e materialit shpenzues edhe është rrit papërgjegjësia”, vlerëson Zemaj.

Mes tyre Zemajt dhe Vitisë, debati kaloi edhe në akuza personale.

Në mbrojtje, Vitisë i doli edhe një deputet tjetër i pushtetit.

“E përgjegjësi për mungesën e barnave kërkoi edhe deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj. Edhe me të, debati kaloi në personale”, deklaroi Egzon Azemi.

Nga Aleanca, pati edhe një aksion simbolik në ulësen e ministrit.

“Ju ministër po mburreni që e keni trefishuar buxhetin, andaj kjo ju bën edhe më përgjegjës se buxheti më i madh e barna nuk ka”, tha Albena Reshitaj nga LDK.

E duke folur për mungesën e barnave, ministri Vitia tha se mungesa u shkaktua edhe si pasojë e rritjes së kërkesave, pasi sipas tij, edhe pacientët që më parë i siguronin një pjesë të barnave privatisht, tash pas përfshirjes në Listën Esenciale, po i kërkojnë ato përmes Klinikës së Onkologjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën