TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Regjistrimi i popullsisë nuk nisi sot, qeveria hesht

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Regjistrimi i popullsisë nuk nisi sot, qeveria hesht

Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha ka thënë se as më 1 nëntor nuk ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, ashtu siç ishte i planifikuar me vendim të Qeverisë.

Berisha tha se për dështimin e regjistrimit që ka pasur të nis sot (e mërkurë) shkaktare është edhe Ministria e Financave, pasi nuk ka krijuar komisionet për rekrutimin e regjistrueseve dhe mbikëqyrësve.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, dhe ka tentuar të kontaktoj edhe ministrin e këtij dikasteri, Hekuran Murati për këtë çështje, porse i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Berisha thotë se pavarësisht kërkesës te Qeveria për shtyrje të afatit nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje, me ç’rast shton se nëse nuk marrin përgjigje, do të detyrohen të fillojnë regjistrimin këtë muaj.

“Jo, nuk ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë. Por, vendimi i Qeverisë është ky që regjistrimi do të realizohet në periudhën nga data 1 nëntor deri me 15 dhjetor. Kështu edhe pas pesë apo dhjetë dite të fillojmë jemi brenda afatit, kryeministri nuk ka vendosur diçka tjetër…Po presim të bëhet rekrutimi i regjistrueseve dhe mbikëqyrëseve, trajnimet me tabletë dhe të fillojmë këtë vit (nëse nuk marrim përgjigje)… Ministria e Financave nuk e ka krijuar komisionet për rekrutimin e regjistrueseve dhe mbikëqyrëseve”, tha Berisha në telefon.

Berisha thotë se edhe me kontratën tjetër nuk janë ardhur ende tabletët, për çka konsideron se nuk janë të gatshëm të fillojnë me procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Është prit më herët, por nuk ka ndodhë, sepse tabletat ka dështuar një kontratë, ndërsa me kontratën tjetër kanë pas të vinë dje, dhe nuk janë ardhur, ne jemi duke i prit”, tha Berisha.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell dhe vranësira

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell dhe vranësira

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën