Java e 22-të e Superligës së Kosovës në basketboll solli disa sfida interesante.
E më i miri i kësaj xhiroje ishte Cory Reeaves i Sigal Prishtinës, sipas federatës së basketbollit të Kosovës.
Reeves ishte më i dalluari i kryeqytetasve në ndeshjen e së shtunës ndaj Prizrenit, ku Prishtina fitoi me rezultatin 102 me 89.
Reaves në këtë taki pati statistika impresionuese me 23 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime, duke e quar indeksin e lojës në 25, e për këtë u emërua dhe MVP i javës.
Në pesëshen më të mirë hynë dy basketbollist vendor, Drilon Hajrizi dhe Dion Haxhosaj.
Hajrizi ndaj Bashkimit luajti me 18 pikë, 4 kërcie dhe 4 asisitme, teksa Haxhosaj ndeshjen ndaj Yllit e përfundoi me 17 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.
Në pesëshen më të mirë hyri dhe Michael Green i Trepçës dhe Tulio Da Silva i Pejës.