TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Real Madridi në telashe – Rodrygo mungon në El Clasico, Courtois në dyshim

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Real Madridi në telashe – Rodrygo mungon në El Clasico, Courtois në dyshim

Real Madridi mund t’i ketë dy mungesa të mëdha në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj rivalit të urryer, Barcelonës, në ndeshjen e njohur si El Clasico.

El Clasico e parë e edicionit 2024/25 do të zhvillohet këtë të shtunë, me Los Blancos që e presin Barcelonën në ‘Santiago Bernabeu’ nga ora 21:00.

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti mund të ketë kokëdhimbje para ndeshjes derbi, shkaku i lëndimeve.

Përveç David Alaba, Dani Carvajal dhe sipas të gjitha gjasave Brahim Diaz, Rodrygo Goes do të mungojë ndaj Barcelonës.

Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të kofshës kundër Borussia Dortmund, duke u larguar në pesë minutat e fundit për t’i lënë vend Aurelien Tchouamenit.

Sipas mediumit Diario AS, testet e para kanë konfirmuar frikën e tyre për një dëmtim të kofshës për Rodrygo, dhe ai është përjashtuar nga përplasja e madhe ndaj Barcelonës.

Megjithatë, mungesa tjetër e madhe e Real Madridit në këtë ndeshje mund të jetë portieri belg, Thibaut Courtois, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim ndaj Dortmundit.

“Pas analizave të kryera te lojtari ynë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në aduktor në këmbën e majtë. Progresi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

Kërcënoi gjyqtarët, zyrtari i Drenicës dënohet me 3 muaj ndalim veprimtarie

Kërcënoi gjyqtarët, zyrtari i Drenicës dënohet me 3 muaj ndalim veprimtarie

Kampionia e Kosovës në hendboll rrezikon shuarjen

Kampionia e Kosovës në hendboll rrezikon shuarjen

Trajneri i Burnley “çliron” Sylvinhon, Parker tregon gjendjen e Armando Brojës

Trajneri i Burnley “çliron” Sylvinhon, Parker tregon gjendjen e Armando Brojës

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Kurti emëron Gërvallën edhe si  koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Kurti emëron Gërvallën edhe si koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

MPJ: Dakaj pritet të lirohet nga Serbia në janar

Protesta e nesërme në territorin e Serbisë afër Jarinjës, MPJD: Shfrytëzoni rrugët alternative, planifikoni me kohë lëvizjet

A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën