TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

by TËVË 1
3 muaj ago
2
A A
Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se përfshirja e shqiptarëve në institucionet shtetërore ka qenë një nga sfidat më të mëdha për shtetin që nga miratimi i Marrëveshja e Ohrit.

Ai në “Këndin e Debatit” në Tëvë1 tha se gjatë dy dekadave të fundit është arritur përparim i konsiderueshëm në këtë drejtim. Ai theksoi se në vitin 2001 shqiptarët përbënin vetëm rreth 2.1 për qind të administratës shtetërore, ndërsa sot kjo përqindje ka arritur në rreth 21 për qind.

Pendarovski tha se arritja e këtij rezultati ka kërkuar jo vetëm resurse të mëdha, por edhe përkushtim politik për të siguruar përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Përfshirja e shqiptarëve në institucionet shtetërore ka qenë sfida më e madhe, së paku prej adaptimit të Marrëveshjes së Ohrit në Kuvend. Mund të them që kemi arritur shumë, si vend, pavarësisht qeverive, këto dy dekadat e fundit kemi arritur shumë. Në vitin 2001, shqiptarët kanë qenë 2.1& në krejt administratën dhe sot janë 21%. Kjo ka kërkuar resurse të mëdha, por mbi të gjitha përkushtim politik për të realizuar këtë, për të përfshirë të gjithë këta njerëz”, deklaroi ai.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe vendi është përballur edhe me sfida të shumta, duke theksuar se ka pasur aktorë brenda dhe jashtë vendit që nuk kanë dashur të shohin suksesin e një shteti multietnik dhe multifetar.

Sipas ish-presidentit, megjithatë nuk vërehet një rritje e tensioneve ndëretnike krahasuar me periudhat e mëparshme, edhe pse incidente të izoluara ndodhin herë pas here.

“Në këtë rrugë viteve të kaluara ka pasur shumë sfida, ka pasur  njerëz jashtë e brenda vendit, që nuk duan të shohin suksese që një vend kaq heterogjen etnikisht dhe fetarisht të ketë sukses të mos anëtarësohet në NATO, të mos afrohet me BE-në”, tha ai.

Pendarovski gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare që janë pjesë e qeverisë të jenë më të zëshme në sqarimin e zhvillimeve dhe në adresimin e çështjeve që lidhen me marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Nuk shoh ngritje në tensionet ndër-etnike krahasuar me periudhën paraprake gjithmonë janë aty-këtu, me disa përjashtime. Është thelbësore që politikanët shqiptarë në qeveri të jenë më të zëshëm në sqarimin e ngjarjeve, duke u thënë të dy palëve të jenë më të zëshëm se kjo nuk është në rregull. Deri tash, nuk kam partë që partitë politike shqiptare në qeveri  të jenë të zëshëm”, deklaroi ish-presidenti maqedonas. /teve1.info/

Tags: Maqedonia e VeriutStevo PendarovskiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit

Emisioni “Info Nata” 03.06.2026

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën