TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

by TËVË 1
1 muaj ago
6
A A
A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

Ish-presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ai deklaroi në Tëvë1 se ajo është zyrtare për shkak të përqindjes së shqiptarëve që jetojnë atje.

Sipas tij, përdorimi i shqipes është rregulluar përmes ligjit për gjuhët, i cili është ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e komunitetit shqiptar.

“Është zyrtare për shkak të 20% të njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ndërkohë, ne kemi pranuar dy gjuhë juridike. Është ligji kryesor në anglisht, por është ligji në shqip, në esencë. Ligji i parë mendoj se është në vitin 2008. Dhe i fundit ishte në vitin 2007 e diçka. Pra, ne kemi ndryshuar këtë ligj disa herë duke përmirësuar të drejtat e shqiptarëve. Çfarë ndodhi ndërkohë? Dikush supozohet një qytetar i thjeshtë, i panjohur për publikun ka paraqitur një mocion para Gjykatës Kushtetuese duke thënë se ligji për gjuhë, për gjuhën shqipe  nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ka kërkuar asgjësimin e këtij ligji… Gjykata Kushtetuese tashmë ka planifikuar një seancë për këtë çështje dhe do të jetë problem i madh nëse ata do të asgjësojnë këtë ligjin për gjuhët që kinse nuk është në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, edhe pse ligji garanton të drejtën e përdorimit të shqipes, në praktikë kjo e drejtë nuk zbatohet gjithmonë në nivelin e paraparë.

Megjithatë, Pendarovski theksoi se problemi kryesor mbetet zbatimi praktik i ligjit, sidomos në institucione dhe në sistemin gjyqësor.

“Shqiptarët mund ta përdorin këtë gjuhë, por në shumë raste nuk e shohim zbatimin e plotë në institucione dhe gjykata. Është e rëndësishme që të pyetet nëse këto të drejta po zbatohen në jetën e përditshme”, ka thënë ai.

Pendarovski shtoi se nëse ligji për gjuhët mbetet vetëm në letër dhe përdoret për propagandë politike, atëherë nuk i shërben qytetarëve që duhet të përfitojnë nga këto të drejta në praktikë.

“Njëri nivel është i vendosur në ligj, por nuk e shohim në përdorim me njerëzit dhe sipas mendimit tim nëse ligji është aty vetëm për disa parti politike shqiptare për të thënë në kohën tonë ne kemi miratuar ligjin me standardin më të mirë të mundshëm për përdorimin e gjuhës shqipe kjo është propagandë politike, krejtësisht ndryshe në këndvështrimin tim duhet të jetë me interes për të gjithë, për çdo shqiptarë që jeton këtu duhet të pyet a po zbatohen në praktikë këto të drejta në jetën e përditshme. Mund t’ju them që nuk zbatohen. Dhe nëse pavarësisht kësaj ende nuk zbatohen plotësisht atëherë ka disa njerëz që do të dëshironin të kundërshtonin edhe atë që u vu në ligj”, deklaroi ai. /teve1.info/

Tags: Gjuha shqipeMaqedonia e VeriutStevo PendarovskiTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dëgjimi publik për byronë -opozita e kërkoi por nuk mori pjesë, shkak koha e shkurtër

Dëgjimi publik për byronë -opozita e kërkoi por nuk mori pjesë, shkak koha e shkurtër

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Rama thotë se Trump nuk i është përgjigjur për Thaçin: Ka qenë shumë i zënë

Rama thotë se Trump nuk i është përgjigjur për Thaçin: Ka qenë shumë i zënë

Arrestohet 58-vjeçari i dyshuar për kontrabandim me mallra nga Serbia

15-vjeçari gjen para në Shtime, i dorëzon në Polici

15-vjeçari gjen para në Shtime, i dorëzon në Polici

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën