TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagon Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi  i pamatur

by Teve1
46 minuta ago
2
A A
KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje që Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëri të Kosovës kanë refuzuar ftesat për takimin të martën. Ajo ka thënë se ky refuzim është  gabuar dhe i pamatur.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës po flasin vazhdimisht qartë përmes zgjedhjeve, ndërsa është detyrë e udhëheqësve të partive të zbatojnë në praktikë vullnetin e qytetarëve.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë. Qytetarët e vendit vazhdimisht janë duke folur qartë përmes zgjedhjeve, ndërkaq është detyrë e jona si përfaqësues të tyre e si udhëheqës partish e institucionesh politike ta zbatojmë atë në praktikë. Kosova ka nevojë për shumë punë. Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit nëse jo fare opsion. Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu kishte ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre për një takim të përbashkët të martën në ora 9:00.

Takimi, sipas thirrjes së Haxhiut, është konsultativ dhe mbahet në lidhje me zhvillimet aktuale politike e institucionale dhe për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për presidentin konsensual, e edhe për formimin e institucioneve të tjera.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike është partia e vetme që ka realizuar një numër takimesh me përfaqësues të Vetëvendosjes, për mundësinë e bashkëqeverisjes. E këtë javë, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se përfundimisht heq dorë nga kërkesa që posti i presidentit t’i takojë LDK-së, dhe ka shprehur gatishmërinë për negociata për të gjetur kandidat konsensual. Në këtë parti nuk kanë treguar të shtunën nëse do të marrin pjesë në takimin e së martës, të thirrur nga Haxhiu, ndërkaq një ditë më parë kanë shprehur gatishmërinë për ta takuar Kurtin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit

Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

PDK thërret konferencë për media në Kuvend

PDK thërret konferencë për media në Kuvend

Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën