TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagojnë nga FC Ballkani: “Tendencë për dëmtimin e imazhit“

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Reagojnë nga FC Ballkani: “Tendencë për dëmtimin e imazhit“

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka reaguar vonë të shtunën mbrëma lidhur me lajmin për manipulimin e ndeshjes ndaj Dinamos së Zagrebit, vitin e kaluar, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Zyrtarë të Prokurorisë Publike të vendit, konfirmuan hetimet për këtë ndeshje si të dyshimtë për kurdisje, e cila kishte përfunduar me fitoren e Ballkanit, 2:0, ndaj ekipit të njohur kroat.

Mëposhtë sjellim të plotë reagimin e klubit nga Suhareka:

REAGIM!

Është shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit të Fc Ballkanit nga disa lajme që sot po qarkullojnë nëpër media dhe rrjete sociale.

Jemi të indinjuar me atë se çfarë po tentohet të hidhet ndaj nesh, ndaj punës tonë shumë vjeçare, e cila në vete bartë sakrificën dhe mundin e të gjithë akterëve brenda klubit, që me djersë punuan pafundësisht, që të arrijmë nivelet ku e kemi ngritur futbollin tonë dhe atë shtetëror.

Po tentohet të hidhet pluhur ndaj një fitore të jashtëzakonshme e historike të arritur ndaj skuadrës së madhe, Dinamo Zagreb, ndeshje që pushtoi mediat evropiane e botërore për suksesin e madh të skuadrës sonë.

Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik. Dhe kur kjo të bëhet, të japin përgjegjësi të gjithë të involvuarit në këtë histori sepse ne nuk mund të lejojmë të përlyhet emri i klubit tonë, puna e djersa jonë.

Ne jemi të hapur si gjithmonë për çdo kontribut ndihmese, e cila mund të jetë e nevojshme për organet kompetente, në mënyrë që gjithçka të zbardhet sa më parë.

🟧FC BALLKANI

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Roma deklasoi Udinesen në Friuli, me ndeshjen që prodhoi 7 gola

Roma deklasoi Udinesen në Friuli, me ndeshjen që prodhoi 7 gola

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kurti: Buxheti i vitit 2027 miratohet të hënën, do të jetë i investimeve kapitale

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Vuçiq  përballet me kërkesë për arrestim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën