TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezantoi sot raportin përmbledhës nga gërmimet në Zubin Potok. Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se numri 23 i mbetjeve mortore përputhet me “Grupin e Intelektualëve” të zhdukur të Mitrovicës.

by Fetije Kamberi
4 javë ago
1 0
A A

Për javë të tëra, këtu në Kalludër të Zubin Potokut pati gërmime.

Nën dyshimin për mbetje mortore, kërkime u zhvilluan edhe në Jabukë.

Në të dy këto lokacione, si dhe në një të tretë po në Kalludër, u gjetën mbetje që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave.

Me të përfunduar gërmimet, të gjitha këto të gjetura u prezantuan këtë të hënë.

Në publikimin e raportit përmbledhës, i pranishëm qe edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ai tha se numri 23 përkon me atë që njihet si “Grupi i Intelektualëve”.

“Numri 23 përkon me atë që njihet si Grupi i Intelektualëve, të cilët më 19 prill të vitit 1999 u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, që u përpoqën të fshehin dhe të zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal. Por procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë”, deklaroi Kurti.

Kurti pati një kërkesë edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

“Më shumë se sa në çdo moment tjetër, në momente si ky, faktorët ndërkombëtarë duhet ta shtojnë trysninë ndaj fqinjit tonë verior që të zbatojë Deklaratën për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Dhe domosdo më duhet ta përsëris thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila ka kryer masakra posaçërisht në Drenicë, por edhe gjithandej Kosovës, e dosja e së cilës para 12 vjetësh është klasifikuar për 30 vjet. Pra, ajo mbetet e klasifikuar edhe 18 vjet të tjera”, u shpreh ai.

E nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur treguan distancën në mes të tri lokacioneve.

“Lokacioni i dytë në Jabukë dhe lokacioni i tretë po ashtu në Kalludër, në një distancë ajrore në këtë rast mes lokacionit të parë dhe lokacionit të tretë janë më pak se 300 metra. Ndërsa lokacioni i parë në raport me lokacionin e dytë, po ashtu në raport lokacioni i tretë me lokacionin e dytë, po flasim diku për rreth 1 kilometër vijë ajrore, edhe pse për shkak të specifikave të terrenit, pjesa e rrugës në këtë rast merr shumë më shumë kohë në raport me pjesën e distancës”, bëri të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në vendet ku janë kryer gërmimet, javën e kaluar autoritetet kanë prezantuar edhe një sasi të madhe armatimi të gjetur në afërsi të lokacioneve.

Sipas Kurtit, armët janë dërguar për ekzaminim dhe analizë për të përcaktuar nëse mund të kenë lidhje me krimet dhe masakrat e kryera në këto zona.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

IHMK njofton për ndryshimet e motit deri në fundjavë

I kërcënoi alpinistët se do i pres në fyt – Komuna e Junikut thirrje policisë: Trajtojeni rastin, personi s’eshtë banor i yni

“Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestave

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën