TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i Këshillit të Evropës për Serbinë – Kritikohet “minimizimi” i sulmit në Banjskë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku ka kritikuar minimizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit. Njohës të sigurisë kritikojnë po ashtu këtë vlerësim, pasi thonë se ka fakte mjaftueshëm që ai ishte sulm terrorist.

by Lindrit Zejnullahu
52 minuta ago
1 0
A A

E përfaqësoi Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Aty, nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola mori pjesë në debatin mbi raportin “Funksionimi i institucioneve demokratike në Serbi”, ku evidentohen shqetësime serioze lidhur me gjendjen e demokracisë e sundimit të ligjit.

Një pjesë e raportit flet edhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku ai kritikoi Serbinë për mungesë llogaridhënie.

Në fjalën e tij, Gola kritikoi edhe formulimin e përdorur për Banjskën duke theksuar se nuk mund të reduktohet në një përplasje mes Policisë dhe personave të armatosur.

Madje sipas tij, fakti që organizatori i sulmit Milan Radoiciq vazhdon të jetë i lirë atje, dëshmon mungesën e gatishmërisë së autoriteteve serbe për përballje me përgjegjësitë e tyre.

Me këtë vlerësim ndaj raportit, pajtohet edhe ish-eprori i Policisë së Kosovës, Reki Morina i cili thotë se është për t’u çuditur.

“Unë mendoj se ajo duhet të jetë më e ashpër ndaj Serbisë në mënyrë që kryerësit e veprës së terrorizmit në Banjskë, vrasësit e rreshterit Afrim Bunjaku dhe cenimit territorial të Kosovës ata duhet të përgjigjen para institucioneve të drejtësisë në bazë të aktakuzave që ata i kanë. Gjithashtu duhet të kihet kujdes nga bashkësia evropiane për shkak se Serbia nuk mund të jetë shtet demokratik derisa e pengon Kosovën në integrimin euroatlantik”, vlerwson ai.

Derisa njohësi i çështjeve të sigurisë, vlerëson se përkundër tentativave, ekzistojnë prova të mjaftueshme e që nuk mund të minimizohet një sulm i tillë.

“E ka betonuar pothuajse edhe sekretari i NATO-s, Mark Rutte andaj të gjithë duhet të jenë racional në këtë rast edhe Parlamenti Evropian apo kushdo prej bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë racional dhe nuk mund të ketë tentim minimizimi edhe po të don dikush sepse kur janë faktet në teren me 4.5 milionë euro armatim të gjetur në teren, me 170 terroristë aty”, shprehet Arben Dashevci.

Raporti i diskutuar gjithashtu evidenton shqetësime serioze lidhur me gjendjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Serbi, duke përfshirë parregullsitë zgjedhore, presionin ndaj mediave dhe shoqërisë civile, mungesën e progresit në ndjekjen e krimeve të luftës, e glorifikimin e kriminelëve të luftës.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Vizitorët vlerësojnë ndryshimet në Gërmi, ankesa vetëm për çmimet

Auto Draft

UP me programe të reja për vitin e ri akademik, rreth 8 mijë studentë të ri pritet të pranohen

Auto Draft

Trashëgimia e UNMIK dhe EULEX – Puna në hetimin e krimeve të luftës vlerësohet “pa rezultat”

37 persona të shoqëruar për intervistim në manifestimin e “Vidovdanit”

37 persona të shoqëruar për intervistim në manifestimin e “Vidovdanit”

Auto Draft

Vizitorët vlerësojnë ndryshimet në Gërmi, ankesa vetëm për çmimet

Auto Draft

UP me programe të reja për vitin e ri akademik, rreth 8 mijë studentë të ri pritet të pranohen

Auto Draft

Trashëgimia e UNMIK dhe EULEX – Puna në hetimin e krimeve të luftës vlerësohet “pa rezultat”

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Raporti i Këshillit të Evropës për Serbinë – Kritikohet “minimizimi” i sulmit në Banjskë

Afrika e Jugut – Kanada, formacionet zyrtare

Afrika e Jugut – Kanada, formacionet zyrtare

37 persona të shoqëruar për intervistim në manifestimin e “Vidovdanit”

37 persona të shoqëruar për intervistim në manifestimin e “Vidovdanit”

Irani i kërkon SHBA-së të përcaktojë një afat për tërheqjen pa kushte të Izraelit nga Libani

Irani i kërkon SHBA-së të përcaktojë një afat për tërheqjen pa kushte të Izraelit nga Libani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën