TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ramadani: Kosova s’është e rrezikuar nga një sulm klasik ushtarak nga Serbia, patrullimet të shtohen në kufi

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Ramadani thotë se suksesi në veri arrihet vetëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët

Kosova nuk është e rrezikuar nga një sulm klasik ushtarak nga Serbia, po vlerëson ish-kryeinspektori Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani. Ai ka thënë se Serbia është duke bërë çmos që në Kosovës të krijojë grupe të armatosura dhe të struktura paramilitare, që të krijojë kryengritje në vend.

Pasi sipas tij, në këtë mënyrë ajo ndërton situatë de-stabilizuese të cilat kërkojnë një zgjidhje tjetër politike nga e cila përfiton vetë Serbia.

Ish-inspektori i AKI-së duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jon Stoltenberg, i cili ka potencuar se janë duke shqyrtuar mundësin për shtim të përhershëm të trupave të KFOR-it në Kosovë, tha se ai qëndrim është një shenjë treguese për seriozitetin e situatës në Kosovë.

“Deklarimi i Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s është një shenjë treguese për seriozitetin e situatës së sigurisë në Ballkan duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Dhe sa seriozisht e ka marr NATO mirëmbajtjen e situatës së sigurisë në rajon, sepse është rajon i cili drejtpërdrejt lidhet edhe me NATO-n duke ditë që shumica e shteteve të Ballkanit perëndimorë janë edhe shtete anëtare të NATO-së. Është tepër e qartë se orientimi mbete tek faktori destabilizues në Ballkan që është Serbia dhe synimet e saj për të destabilizuar Ballkanin sikurse tha sekretari i NATO-së vlerësimet e përgjithshme janë për tensionet e ngritura në Kosovë dhe Bosnje dhe në të dy rastet kemi të bëjmë me ndërhyrje direket të Serbisë dhe qëllime territoriale dhe politike që ka Serbia”.

Ramadani shtoi se edhe pse shteti serb është fajtor për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ende nuk është dënuar, ai madje pret që NATO ta ndëshkojë Serbinë edhe me përjashtimin e saj nga partneritetit për paqe.

Ai tha se mendon që Kosova nuk është në një rrezik lartë të një sulmi ushtarak nga Serbia, por që sipas tij, shteti serb nuk është duke hequr dorë nga tentimit për të destabilizuar Kosovën nga brenda, duke përdorur “mashat” e saja për të krijuar grupe të armatosura dhe të strukturuar paramilitare, për të shkaktuar situat de-stabilizuese të cilat kërkojnë zgjidhje tjera politike nga e cila përfiton vetë Serbia.

“Është jashtëzakonisht e qartë se Serbia e ka kryer aktin e parë që ka qenë me 24 shtator normalisht se nuk i ka dalur ashtu siç ka planifikuar operacionin. Ajo që mund të pritet është se Serbia nuk ka marr ndëshkimin e merituar unë pres që NATO të vendos veprime të caktuara të cilat e ndëshkojnë Serbinë, duke përfshirë edhe përjashtimin e saj prej partneritetit për paqe. Situata e tashme është që Serbia nuk ka hequr dorë nga kjo formë e veprimit dhe e tentimit për të destabilizuar Kosovën nga brenda. Unë nuk jam prej atyre që mendoj që ka rrezik të lartë të sulmit klasik ushtarak të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Ajo tenton që përmes mashave të veta të ndërtoj situat de-stabilizuese në të cilën një zgjidhje tjetër politike do të ishte e domosdoshme për të cilën do të përfitonte Serbia. Serbia po bënë çmos që të ndërtoj grupe të armatosura dhe të strukturave paramilitare, kryesisht me serbët e Kosovës por jo vetëm, në mënyrë që të këtë njëlloj kryengritje e cila do të sponsorizohej drejtpërdrejt nga Serbia”.

Ai duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili potencoj se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë është jashtë kontrollit dhe që është në shërbim të trafikut të armëve e drogës.

Ramadani tha se është e qartë se në kufi mund të futen lehtë grupe kriminale, duke marr parasysh hyrjen e grupit prej 90 paramilitareve serb me kolona automjetesh, duke përfshirë këtu edhe autoblinda në sulmin e 24 shtatorit.

Për këtë ai bëri thirrje që Policia e KFOR të shtojnë më shumë patrullimet në atë pjesë si dhe të bashkëpunojnë më shumë ndërmjet veti.

“Një gjë është e qartë grupi paramilitare prej rreth 90 paramilitarëve ka hyrë në Kosovë me kolon automjetesh duke përfshirë edhe autoblinda dhe kjo është një prej shenjave të qarta dhe shembujve të pastër se si mund të futen grupe të tilla të cilat kanë synime territorial dhe të nxitjes se konflikti brenda Kosovës. Për këtë normalisht institucionet e Kosovës domosdoshmërisht, edhe KFOR do të duhet që të jenë edhe më sy qelë edhe më bashkëpunues ndërmjet veti dhe të vendoset një kontroll i kufirit sepse po bëhet fjalë për një grup që kanë synime konflikte dhe jo vetëm kontrabandimi”, tha ai./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, analistët: Interesant por vështirë i realizueshëm

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, analistët: Interesant por vështirë i realizueshëm

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, analistët: Interesant por vështirë i realizueshëm

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, analistët: Interesant por vështirë i realizueshëm

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

Raporti për gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Numri 23 përkon me “Grupin e Intelektualëve”

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Vlerësohet mbështetja e tyre, çifti amerikan marrin shtetësinë e Kosovës

Vrasja e shtatzënës në Malishevë, i dyshuar bashkëshorti- detaje nga rasti

Vrasja e shtatzënës në Malishevë, i dyshuar bashkëshorti- detaje nga rasti

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

“Trainkos” thotë se vagonët u dërguan në Serbi, kompania vendore: Riparimi s’mund të bëhej diku tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën