TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rama propozon marrëveshje botërore për “AI”: Inteligjenca artificiale të mos mbetet privilegj i vendeve të pasura

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal te zhvillimet e fundit në vend dhe ndikimi i inteligjencës artificiale, duke theksuar se Shqipëria, pavarësisht përmasave të saj të vogla, po ndërton një pasqyrë digjitale të mbështetur mbi inteligjencën artificiale.

Ai kërkoi një marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane dhe demokratike, duke vënë theksin te transparenca dhe llogaridhënia.

Rama tha se gjatë qëndrimit në OKB është surprizuar pozitivisht nga interesi i shumë bashkëbiseduesve për atë që po ndodh në Shqipëri, veçanërisht sa i përket përdorimit të inteligjencës artificiale.

Rama tha se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale të mbështetur mbi inteligjencën artificiale, e cila ka për qëllim të identifikojë në kohë reale informacionin e manipuluar dhe të testojë pretendimet krahasuar me burimet e autorizuara.

“Ja pse Shqipëria, në shkallën e vet mikroskopike përkundrejt kësaj sfide gjigande, po ndërton një pasqyrë digjitale të mbështetur mbi inteligjencën artificiale. Pasqyra do të identifikojë në kohë reale, do të testojë pretendimet krahasuar me informacionin e autorizuar, do të zbulojë strukturat e koordinuara, jo vetëm ato çfarë shihen, por edhe si dhe pse ka mbërritur tek ato. Nuk do t’u thotë qytetarëve çfarë duhet të mendojnë, e drejta nuk mund të dekretohet nga asnjë qeveri, por të jetë e mbështetur nga të dhënat, të nxirret nga burimet e duhura, të testohet, të mbrohet haptazi. Pasqyra jonë nuk pretendon të shndërrohet në arbitër opinioni, por ka synim që të shndërrohet në një infrastrukturë transparence. Nuk kërkon të krijojë një ministri të së vërtetës, por kërkon të mbrojë shoqërinë kundrejt një industrie të gënjeshtrës.”

Kryeministri theksoi se Shqipëria, përmes këtij projekti, bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare që garanton sovranitetin digjital dhe transparencën e përdorimit të inteligjencës artificiale.

“Si rrjedhojë, Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane dhe demokratike.”

Rama renditi katër parime kryesore që duhet të udhëheqin përdorimin e inteligjencës artificiale në nivel global.

“Se pari, qytetarët duhet të dinë kur përmbajtja politike me ndikim është gjeneruar artificialisht apo është manipuluar në përmbajtjen e saj. Se dyti, arkitektura e shpërndarjes duhet të bëhet transparente. Qytetarët dhe shtetet duhet të kenë mundësinë të dinë kush e krijoi, kush e financoi, kush e amplifikoi artificialisht përmbajtjen politike me ndikim. Se treti, çdo përdorim i inteligjencës artificiale nga një institucion publik duhet të ruajë një zinxhir të qartë llogaridhënieje njerëzore-ligjore. Se katërti, demokracitë duhet të krijojnë një sistem të përbashkët paralajmërimi të përhershëm, në mënyrë që të dhënat e manipulimit të drejtuar nga inteligjenca artificiale të mund të qarkullojnë midis të gjitha vendeve me mendësi të njëjtë po aq shpejt sa vetë manipulimi. Vendet e vogla dhe gjuhët e vogla nuk duhet të mbeten jashtë kësaj arkitekture mbrojtëse. Sovraniteti digjital nuk mund të jetë një privilegj i rezervuar vetëm për shtetet më të pasura.”

Duke iu referuar debatit ndërkombëtar mbi ngadalësimin apo ndalimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale, Rama tha se Shqipëria nuk pajtohet me këtë qasje, por mbështet përshpejtimin e saj me kusht që të jetë e verifikueshme dhe transparente.

“Disa përgjigjen që duhet të ndalet apo të ngadalësohet. Ne jemi shumë të vegjël, por me shumë respekt, ne nuk do të biem dakord. Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka të drejtë kur thotë se nuk duhet të ndalemi, por duhet të përshpejtojmë. Na duhet një inteligjencë artificiale që është e verifikueshme, transparente dhe llogaridhënëse. Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale të mbështetur mbi inteligjencën artificiale. Pasqyra jonë nuk synon të shndërrohet në arbitër opinioni, por ka synim që të shndërrohet në infrastrukturë transparence. Për rrjedhojë, Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për një AI sovrane dhe demokratike. Gënjeshtrat udhëtojnë pa viza, nuk duan t’ia dinë për ura, për kontrolle kufiri. Algoritmet kapërcejnë kufijtë pa pasur nevojë për pasaportë dhe pa frikën e ndonjë lloj qeverie.”, shkruan rtsh

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alarm kibernetik në Evropë: Dobësitë e fshehura të PHP-së detyrojnë faqet qeveritare të mbyllen

Alarm kibernetik në Evropë: Dobësitë e fshehura të PHP-së detyrojnë faqet qeveritare të mbyllen

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

Alarm kibernetik në Evropë: Dobësitë e fshehura të PHP-së detyrojnë faqet qeveritare të mbyllen

Alarm kibernetik në Evropë: Dobësitë e fshehura të PHP-së detyrojnë faqet qeveritare të mbyllen

Sveçla viziton Komandën e Karabinierëve në Itali, diskuton bashkëpunimin për zhvillimin e Xhandarmërisë

Sveçla viziton Komandën e Karabinierëve në Itali, diskuton bashkëpunimin për zhvillimin e Xhandarmërisë

Kurti takohet me kancelarin Merz në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Kurti takohet me kancelarin Merz në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Emisioni “Ditari” 22.10.2026

Emisioni “Ditari” 22.10.2026

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK-ja i kërkon presidentes rikthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën