TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama në Bordin e Paqes i kërkon Trumpit ndërhyrje për Specialen: Le të bëjmë diçka që e keqja të mos përsëritet

by teve1
34 minuta ago
1
A A
Rama në Bordin e Paqes i kërkon Trumpit ndërhyrje për Specialen: Le të bëjmë diçka që e keqja të mos përsëritet

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Bordin e Paqes, ku ndër të tjera përmendi rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndaj të cilëve prokuroria ka kërkuar në total 180 vite burg.

Rama theksoi se Thaçi ka kaluar gjashtë vite në paraburgim dhe kritikoi Gjykatën e Posaçme në Hagë, duke e cilësuar si të sponsorizuar nga shtete demokratike që “duhet të ndihen të turpëruar për atë lloj drejtësie ndërkombëtare”.

Ai kujtoi se gjatë mandatit të parë të Donald Trump, Kosova dhe Serbia u afruan më shumë se kurrë drejt një marrëveshjeje paqeje, por presidenti i Kosovës u pengua brutalisht të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për ta nënshkruar atë.

“Udhëheqja e presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe kjo ishte ajo çka u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një gjykatë e Posaçme në Hagë e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme edhe këtu dhe që duhet t’ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar z. President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të. Një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në gjithë tërësinë e një vendi paqedashës”, u shpreh Edi Rama.

Rama iu drejtua presidentit amerikan Donald Trump me një apel të drejtpërdrejtë: “Për hir të Zotit, zoti president, le të bëjmë diçka përpara se gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.”

“Ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit, zoti president, le të bëjmë diçka përpara se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish“, u shpreh Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Gjykata ende pa vendim ndaj ankesës së LDK-së për gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja

Mustafa: Pushteti qendror po saboton zhvillimin e Prishtinës

Osmani ndan foto nga takimi i Bordit të Paqes: Bashkë me Amerikën për paqen, sigurinë dhe të ardhmen

Osmani ndan foto nga takimi i Bordit të Paqes: Bashkë me Amerikën për paqen, sigurinë dhe të ardhmen

Komisioni për Buxhet dyfishon mbështetjen financiare për katërshen e UÇK-së në Hagë

Komisioni për Buxhet dyfishon mbështetjen financiare për katërshen e UÇK-së në Hagë

Bleona Qerreti reagon në rrjetet sociale: “Drejtësi për Hashim Thaçin”

​Prokuroria propozon dy raporte juridike ndërkombëtare për sulmin në Banjska

​Prokuroria propozon dy raporte juridike ndërkombëtare për sulmin në Banjska

Përpjekja e 51-të, sot a pritet të ketë konstituim të Kuvendit?

Nesër seancë në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i dytë i Buxhetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën