TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Mundësitë në fshat janë të pafundme

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rama: Mundësitë në fshat janë të pafundme

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se është e pamundur dhe jo e drejtë që t’i thuhet njerëzve “rrini këtu dhe mos ikni sepse këtu është atdheu”.

Sipas tij, njeriu është në të drejtën e tij që të marrë vendimet për veten pasi tashmë nuk ‘jemi më në bunkerin e komunizmit’.

Ai tha se në Shqipëri kush do që t’ia krijojë vetes mund ta bëjë këtë. Sipas tij, në fshat mundësitë janë të pafundme sot.

“Më bëri shumë përshtypje një artikull i një gazetareje të famshme britanike që shkruante lidhur me këtë debatin e hapur në Britani pas ndërhyrjes time në atë debat dhe thoshte vetëm vendet diktatoriale, vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët sot, thoshte, po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Po bëjnë atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sot e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër. Po bëjnë atë që sot e bëjnë njerëz të këtij vendi, domethënë Britanisë që jetojnë nëpër zona të vështira, se ka edhe atje zona të vështira dhe vijnë në Londër. E solla këtu për të thënë që është e pamundur dhe nuk është e drejtë që i thuhet njerëzve rrini këtu dhe mos ikni sepse këtu është atdheu etj. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre sepse shyqyr Zotit nuk jemi më në bunkerin e komunizmit që na detyronte të rrinim brenda dhe s’na lejonte të hapnim as dritaren jo më të hidheshim nga dritarja. Nga ana tjetër sot është fakt që në Shqipëri që nëse do t’i krijosh vetes mundësi, ia krijon. Gjëja më interesante është që sot nëse në qytet, mundësitë janë më të kufizuara, në fshat janë të pafundme. Pse? Për një arsye të thjeshtë. Nëse në Tropojë sot vijnë siç janë regjistruar këtë vit rreth 150 mijë turistë, të cilët kalojnë dhe vazhdojnë në pika të tjera, atëherë kjo do të thotë që ka një treg për këdo që jeton në fshat. Cili është tregu? Tregu është që me shtëpinë e vjetër të gjyshit, të stërgjyshit dhe në tokën rreth e rrotull, ke mundësi që të ndërtosh një pikë që të tërheqësh disa prej tyre. Dhe këta të vijnë jo për t’iu ofruar gjëra që i kanë në vendet e tyre, por për t’iu ofruar ato gjëra që janë tek ajo tavolina atje, bashkë me gjithë mikpritjen dhe komfortin e një shtëpie tropojane, në mes të mrekullive të natyrës. Këtë nuk e gjen dot në një vend tjetër të botës. Mund të gjesh çdo gjë, por këtë nuk e gjen siç nuk gjen një shtëpi gjirokastrite, përmetare, e të tjerë e të tjerë, që do të thotë me një investim jo të madh mund të ngrihet një biznes. Dhe ky është një lloj biznesi që nuk ka nevojë për akses të shpejtë në treg për të nxjerrë produktet bujqësore. Ky është një biznes që produkt ka mikpritjen, ushqimin e mirë, natyrën dhe arkitekturën e një shtëpie tradicionale. Për sa i përket konsumatorit ai vjen tek ti, nuk shkon ti tek ai. Kjo nuk është më shyqyr diçka që e kemi parë jashtë, kjo është diçka që ndodh këtu, ndodh në Shqipëri sot”, u shpreh Rama

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

Auto Draft

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, komuna kërkon intervenim nga ministria thonë se nuk kanë pranuar raport

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën