tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

NATO do të zhvendosë avionët e zbulimit në Rumani

tëvë1 nga tëvë1
13/01/2023
A A
NATO do të zhvendosë avionët e zbulimit në Rumani
Share on FacebookShare on Twitter

Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AWACS) pritet të arrijnë në Bukuresht të martën “për të mbështetur prezencën e përforcuar të aleancës në rajon dhe për të monitoruar akvititetin ushtarak rus”, tha NATO përmes një njoftimi.

Avionët AWACS, që zakonisht janë të stacionuar në perëndim të Gjermanisë, do të stacionohen në bazën e forcave ajrore rumune në Otopeni afër Bukureshtit, rreth 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Këta avionë do të qëndrojnë në Rumani – shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian – për disa javë.

“Teksa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

“AWACS-ët tanë mund të zbulojnë avionët nga qindra kilometra largësi, duke i bërë ata një aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin e mbrojtjes të NATO-s. E falënderojmë Rumaninë që do të pranojë avionët, shtet i cili jep një kontribut të rëndësishëm për paralajmërimin tonë të hershëm”, shtoi ajo.

Rreth 180 pjesëtarë të personelit ushtarak po ashtu do të dislokohen në bazën në Otopeni. NATO nuk ka specifikuar se sa prej 14 avionëve të saj AWACS, që aktualisht gjenden në Gjermani, do të dërgohen në Rumani. Por, sipas burimeve, Dpa ka mësuar se tre avionë do të dërgohen në Rumani.

Avionët AWACS dhe radarët që kanë, janë në gjendje të zbulojnë dhe identifikojnë avionë të tjerë në një distancë prej më shumë se 400 kilometrash. Këta avionë po ashtu mund të dërgojnë informacione tek avionët e tjerë.

Në të kaluarën, avionët e tillë janë përdorur gjatë operacioneve kundër grupit militant, Shteti Islamik, apo në Afganistan./rel

Të ngjashëm

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
RAJONI/BOTA

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

01/02/2023
Çështja McGonigal, PD proteston më 11 shkurt
RAJONI/BOTA

Çështja McGonigal, PD proteston më 11 shkurt

01/02/2023
SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore
RAJONI/BOTA

SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore

31/01/2023
Vuçiqi takohet me Dodikun, flasin për Kosovën
RAJONI/BOTA

Vuçiqi takohet me Dodikun, flasin për Kosovën

31/01/2023
Szijjarto: Suedia duhet të veprojë ndryshe që t’i bashkohet NATO-s
RAJONI/BOTA

Szijjarto: Suedia duhet të veprojë ndryshe që t’i bashkohet NATO-s

31/01/2023
Arrestohet polici shqiptar për trafikim me kanabis
LAJMET

Policia e Shqipërisë arreston kosovarin e kërkuar nga Gjermania për vjedhje

31/01/2023
Haxhiu: Koeficienti 105 është nënçmim, vendimi duhet të dërgohet në Kushtetuese

Haxhiu: Koeficienti 105 është nënçmim, vendimi duhet të dërgohet në Kushtetuese

01/02/2023
0

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të koeficientit nga Qeveria e Kosovës. Sipas Haxhiut, me këtë vendim...

Dobra: Ligji i Pagave hyn në fuqi më 5 shkurt, në të kaluarën kishte pozitë “zyrtar për fotokopje”

Dobra: Ligji i Pagave hyn në fuqi më 5 shkurt, në të kaluarën kishte pozitë “zyrtar për fotokopje”

01/02/2023
0

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka thënë se Ligji për Paga do të hyjë në fuqi më 5...

Zyrtare/ Anis Mehmeti bëhet pjesë e klubit të njohur në Championshipit

Zyrtare/ Anis Mehmeti bëhet pjesë e klubit të njohur në Championshipit

01/02/2023
0

Hap i madh në karrierë për futbollistit shqiptar, Anis Mehmeti, i cili i bashkohet një skuadre të Championshipit anglez. Ish-futbollisti...

Lushtaku: Vlera e koeficientit është dëshpëruese

Lushtaku: Vlera e koeficientit është dëshpëruese

01/02/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se vlera e koeficientit e publikuar sot nga Qeveria është dëshpëruese. Ai në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.