TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kërcënimet e Putinit rrisin vigjilencën e institucioneve në Maqedoninë e Veriut

nga tëvë1
23 Shtator, 2022
0
A A
Kërcënimet e Putinit rrisin vigjilencën e institucioneve në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk sheh ndonjë rrezik për sigurinë e vendit nga deklarata e Putinit se “Rusia po lufton kundër Perëndimit në Ukrainë”, dhe se urdhri për mobilizim nuk duhet të merret si “mashtrim”.

“Shtetet anëtare të NATO-s mbeten të përkushtuar ndaj njërës prej detyrave kyçe të NATO-s, përkatësisht mbrojtjes dhe parandalimit. NATO është një aleancë mbrojtëse, e cila nuk përballet me Rusinë dhe bën gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Si shumë herë më parë, ne bëjmë thirrje për arsye dhe për ndërprerjen e armiqësive që kanë marrë shumë jetë njerëzish dhe shumë shkatërrime. Rruga e vetme për një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme është dialogu, të cilit duhet dhënë mundësinë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria tha se “po ndjek me vëmendje zhvillimet në Ukrainë të shkaktuara nga agresioni rus, por edhe përpjekjet e Moskës për të shtrirë ndikimin në vende tjera përmes formave të ndryshme destabilizuese”.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, që është edhe komandant suprem i Armatës së Maqedonisë së Veriut, thotë se vendimi i Rusisë për mobilizim të pjesshëm shkakton shqetësim që nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe ndërprerjes së armiqësive.

“Si anëtar i NATO-s, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë strategjikë dhe po e ndjekim situatën me kujdes. Në këtë cilësi, ne marrim të gjithë informacionin e nevojshëm. Ne jemi duke monitoruar situatën dhe do të reagojmë në mënyrë adekuate për zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve. Maqedonia e Veriut është pjesë e botës demokratike dhe është në grupin e mbi 140 vendeve që dënuan agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në reagimin e Zyrës së presidentit Pendarovski.

Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, janë evidente, andaj institucionet duhet të veprojnë me kujdes, në veçanti ndaj elementeve pro-ruse, thotë Arsim Sinani, drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike.

Ai thotë se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s, ka siguri, por kjo nuk do të thotë se Rusia nuk do të bëjë përpjekje për të shkaktuar probleme, para së gjithash kur dihet se në Maqedoni të Veriut ka parti, individë dhe shoqata që mbështesin Moskën, sipas Sinanit.

“Nëse marrim si shembull referendumin për marrëveshjen me Greqinë kur patëm elemente ruse të implikuara për ta dështuar referendumin, atëherë s’do mend se Rusia do të tentojë të importojë luftën nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor për nevojat e saj gjeostrategjike. Prandaj, institucionet e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të vëmendshme, për shkak se elemente të tilla kemi edhe brenda partive politike maqedonase. Është fakt se Maqedonia [e Veriut] si anëtare e NATO-s ka siguri, por kjo nuk do të thotë e Rusia nuk do të implikohet dhe nuk do të tentojë t’i realizojë agjendat e saj”, thotë Sinani.

Nga ana tjetër, Metodi Haxhi-Janev, njohës i çështjeve të sigurisë dhe profesor në Akademinë Ushtarake në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut nuk është e rrezikuar drejtpërdrejt nga Moska, sepse sipas tij, “kur bëhet një luftë, ka prioritete dhe Maqedonia [e Veriut] nuk është një prej tyre.

Ai thotë se në këtë fazë, nuk priten pasoja të drejtpërdrejta, por do të ketë efekte, veçanërisht nëse gjërat përkeqësohen.

“Aq sa do të jetë e rrezikshme për pjesën tjetër të Evropës, po aq do të jetë e rrezikshme për Maqedoninë[e Veriut], prandaj mendoj se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë në këtë fazë. Nëse gjërat përshkallëzohen dhe shkojnë në drejtim që askush nuk do ta dëshironte, atëherë konflikti mund të marrë përmasa të paparashikueshme duke përfshirë në të edhe shtete tjera”, vlerëson Haxhi-Janev.

Mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga Putini ishte një hap i pritshëm. Me këtë ai tregoi se operacioni special ushtarak në Ukrainë, siç e quajnë ata, ka dështuar dhe duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, thotë Haxhi-Janev.

“Putini është gati për çdo gjë në këtë luftë, sepse kjo është një betejë gjithçka ose asgjë për të, sepse ai e di se nëse, pas mobilizimit aktual, ai del i mundur nga kjo betejë ose nga kjo luftë, në atë rast kjo do të ishte katastrofale për Rusinë dhe këtu qëndron tashmë rreziku i asaj që disa kanë frikë, se Putini mund të përdorë armë të shkatërrimit në masë nëse ndihet i kërcënuar”, thotë profesori Metodi Haxhi-Janev.

Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s që nga viti 2019 dhe pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti, dënoi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe u rreshtua në anën e shteteve që vendosën sanksione ndaj Rusisë.

Prandaj, Rusia në mars e futi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve armike, së bashku me të gjitha vendet e BE-së, SHBA-në dhe Malin e Zi./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonët izraelitë shkatërrojnë qindra ullinjë në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë shkatërrojnë qindra ullinjë në Bregun Perëndimor

Autoritetet iraniane thonë se 935 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë konfliktit 12-ditor

Autoritetet iraniane thonë se 935 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë konfliktit 12-ditor

Numri i të vrarëve në Gaza tejkalon 56,000, ndërsa sulmet izraelite vrasin 80 të tjerë brenda një dite

Numri i të vrarëve në Gaza tejkalon 56,000, ndërsa sulmet izraelite vrasin 80 të tjerë brenda një dite

Australia përsëri u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Australia përsëri u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

“Info Nata”- 30.06.2025

“Info Nata”- 30.06.2025

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X