tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Begaj: Çështja e të drejtave të njeriut është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë

tëvë1 nga tëvë1
10/12/2022
A A
Begaj: Marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të forcohen
Share on FacebookShare on Twitter

Ai ka theksuar se njohja e dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.

“Duke e përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne sjellim në vëmendjen e gjithkujt faktin se sa luftë është dashur, sa shumë përpjekje dhe privime janë lypur dhe se sa jetë njerëzore janë sakrifikuar për të mbërritur deri tek Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila është dokumenti i parë ndërkombëtar, nga i cili rrjedh detyrimi për respektimin e dinjitetit të lindur dhe barazisë për çdo njeri, nga ku buron edhe e drejta e jetës, lirisë, sigurisë personale dhe barazisë para ligjit”.

“Megjithatë, miliona njerëz në botë, sot nuk i gëzojnë të drejtat universale për shkak të një sëre pabarazish dhe padrejtësish të sistemeve politike, për shkak të luftërave, të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, dhunës dhe mungesës së tolerancës ndaj dallimeve. Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë është gjuha e urrejtjes, e diskriminimit dhe e dhunës, prandaj apelojmë me forcë, me qëllim që gjithësecili të ndjehet i detyruar për respektimin e të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit shoqëror apo çdo statusi tjetër.”, ka shkruar Begaj.

Ai ka shtuar se çështja e të drejtave të njeriut s’mund të jetë çështje e një dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve, por sipas tij, është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, është ndërkaq edhe një ditë kujtese dhe mesazhi që të gjithë kemi përgjegjësi për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore. Sepse çështja e të drejtave të njeriut nuk mund të jetë çështje e nje dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve. Ajo është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë, sepse siç ka thënë shqiptarja më e madhe në botë, e shenjta Nënë Tereza: “Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore nga virtytet e njerëzimit të tij”.”, ka shtuar Begaj në Facebook.

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

 

Të ngjashëm

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT
RAJONI/BOTA

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT

04/02/2023
Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi
RAJONI/BOTA

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
RAJONI/BOTA

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

04/02/2023
​Zelensky: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin brenda vitit
RAJONI/BOTA

​Zelensky: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin brenda vitit

04/02/2023
​ Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard
RAJONI/BOTA

​ Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard

04/02/2023
Shkupi nis manifestimin për Goce Dellçevin
RAJONI/BOTA

Shkupi nis manifestimin për Goce Dellçevin

04/02/2023
Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
0

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti...

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
0

Një person ka mbetur i lënduar sot pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovë. Zëdhënësja...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
0

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar...

Distria në finale, mposht Buchardin

Distria në finale, mposht Buchardin

04/02/2023
0

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.