TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qytetarët në kryeqytet ende në hall me qentë endacakë

Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të kenë telashe me qentë endacakë. Ata thonë që shkak i tyre dalin çdo ditë me frikë në rrugë e parqe. Teksa Komuna deklaron që situata me qenë është përmirësuar.

nga Fëllënza Krasniqi
5 Prill, 2025
1 1
A A

Ka plot  qenë endacakë që janë të pranishëm në secilën lagje të Prishtinës.

E prania e madhe e qenve endacakë në kryeqytet vazhdon të jetë problematikë e madhe.

Pas tyre janë vënë disa punonjës të angazhuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Kjo drejtori ka hapur një faqe në rrjetin social Facebook për të raportuar  praninë e qenve endacakë nëpër zona të Prishtinës.

Aty postojnë edhe shifra të qenve të kapur.

Por, qytetarët ende nuk po e shohin ndryshimin.

“Ka heqë diçka, por jo, ka shumë, shumë ka. Fëmija po tuten qysh jo, edhe të rriturit ka qenë shumë, shumë ka s’di çka u bë më ta”, ankohet qytetari Hajdin Hasani.

“Gjithkah ku të dalësh, ku të shkosh, nëpër park ka  qenë.  Jo jo hiç valla, boll hiç, kurgjo nuk kemi vërejt ndryshim, gjithkah ka, kurgjo hiç s’është bë, kish ndryshu me pas hek”, tha qytetari tjetër, Rexhep Musa.

Frikën nga qenët e ka tash e sa kohë ky prishtinas që pësoi nga ta.

“Më ka hëngër qeni edhe jam hi jam ul, se mu dok pak nuk është shumë por e pash që më dhimbke këmba kur e shikova dy dhëmbë mi kish pas ngul. Tash kur e shoh një qen i largohem s’di sa i shkoj rrethit a përpara shkova nuk më interesoje, tash duke me laku rrugën e me ju largu pak se po kom marr frikë”.

Edhe nga opozita në kryeqytet thonë se situate me qenë nuk është përmirësuar siç pritej ani pse është provuar në disa mënyra.

“Problematika me qentë endacak vazhdon të jetë shqetësim shumë i madh për qytetarët, ne nuk shohim përmirësim përmbajtjesor të largimit të qenve nga rrugët e Prishtinës. Përjashta sheshin qendror ku vërehet që ka më pak qenë të gjitha rrugët dhe lagjet e tjera janë të stërmbushura me qenë, kryesisht te vend grumbullimet e mbeturinave qenë ka shumë dhe aty bëhen edhe më të rrezikshëm. Edhe pse është provuar të ndërtohet një strehimor në Hajvali si duket është e pamjaftueshme dhe ka pasur iniciativa të dështuar sikur ajo me pagesën  50 euro me adaptuesit e qenve e cila nuk ka provuar një rezultat të kënaqshëm për largimin e qenve nga qyteti”, thotë asamblisti i VV-së, Faton Zeka.

Por, Komuna e Prishtinës vlerëson që janë bërë hapa të konsiderueshëm në kapjen e qenve.

“Situata është përmirësua mund të them dukshëm. Fokusi ynë fillestar ka qenë në zonën 1 apo siç njihet ndryshe, zona qendër edhe në lagjet përreth siç janë lagjia ‘ Aktash’, ‘Pejton’, ‘Dardania’, ‘ Ulpiana’, dhe jemi duke zgjeruar operacionin tonë në zonat e tjera të qytetit”, thotë zyrtari i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në kryeqytet, Shkelqim Mustafa.

Tutje Mustafa, tregon se a ju ka ndihmuar linja telefonikë për raportim të qeneve në përmirësimin e situatës.

“Kemi gjetur edhe një bashkëpunim të mirë me qytetarët e kryeqytetit. Me qytetarët kemi më shumë kontakt ku i kemi hapur linjat telefonike dhe ato përmes email adresës ku janë aktive 24/7 për raportim të ankesave në kryeqytet”.

Nga drejtoria e shërbimeve publike në kryeqytet thonë se deri më tani janë trajtuar 4 mijë qenë endacakë dhe një mijë të adaptuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh

Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh

Moti sot

Moti sot

Live – Nis seanca e Kuvendit

Tentimi i 29-të i konstituimit të Kuvendit

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

Vazhdon sot gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Vazhdon sot gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Ushtria izraelite rrëmben vullnetarët e anijes “Madleen” që dërgonte ndihma për Gazën

Ushtria izraelite rrëmben vullnetarët e anijes “Madleen” që dërgonte ndihma për Gazën

Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh

Dezinsektimi në kryeqytet pritet të nis pas 10 ditësh

Moti sot

Moti sot

Live – Nis seanca e Kuvendit

Tentimi i 29-të i konstituimit të Kuvendit

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X