TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave: Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave: Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë

Qytetarët shprehen të shqetësuar për koston e lartë të banesave.

Çmimi i banesave në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumë qytetarë.

Përveç kësaj të ardhurat e ulëta, çmimet e larta të produkteve dhe shërbimeve, si dhe normat e larta të interesit për kreditë, janë disa nga faktorët kryesorë që po rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Për Prishtinën, çmimi për metër katror për banesa sipas ofertave të fundit luhatet ndërmjet 1.200 euro dhe 2.500 euro për metër katror.

Duke u rritur ndjeshëm këto çmime krahasuar me vitet e kaluara, kur çmimi mesatar ishte rreth 1,000-1,200 euro.

Qytetari Osman Vitija thekson një shqetësim të tij lidhur me çmimet e larta të banesave që sipas tij kanë arritur nivele astronomike në Prishtinë.

Ai e shikon këtë situatë si një problem serioz për shtresat më të varfra të shoqërisë, të cilët, sipas tij, nuk mund të përballojnë këto çmime të larta.

“Po unë po flas në cilësinë e pensionerit që nuk mund e bënë fare, janë çmime astronomike për një shtresë janë të kapshme për pjesën dërmuese të qytetarëve janë shumë të larta. … Është e vërtetë ajo sepse çmimet janë shumë të larta pagat janë shumë të ulëta është një ekonomi po thuajse për toke, mezi po mbijetojmë kështu që është një standardë shumë i ulët”, theksoi ai.

Një tjetër qytetar theksoi se një nga shqetësimet më të mëdha për ata që janë në pension – vështirësitë për të përballuar shpenzimet për barna dhe ilaçe të nevojshme.

Për shumë pensionistë, pensioni i tyre nuk është mjaftueshëm për të mbuluar as nevojat themelore shëndetësore.

“Me pension nuk mund ta blesh një banesë asnjëherë , këta të rinjtë punojnë por ne që jemi pensionera nuk mund të blejmë banesë. … Neve s’po na dalin barna e jo të blejmë anesë.” U shpreh ai.

Qytetari tjetër Fadil Mengjiqi bën diferencën e çmimeve mes Prishtinës dhe Vjenës, dhe e pasqyron këtë me një krahasim që vë në dukje pasigurinë ekonomike për qytetarët në Kosovë.

“Nuk është e përballueshme fare sepse më shtrenjtë është në Prishtinë sesa në Vjenë, po normale sepse pensioni mesatare është 230 euro nuk kem se si ti përballojmë çmimet janë të shtrenjta. Në Austri jam që 32 vite, më lirë është atje me të gjitha gjërat me ushqim dhe të gjitha janë më lirë se këtu janë më shtrenjtë”, theksoi ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.5 për qind në TM3 2025, krahasuar me TM2 2025.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2025 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2024), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3.6 për qind.

Të dhëna të reja nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2024, i publikuar nga Agjencia e Statistikave, në të gjithë Kosovën janë 182 mijë e 849 banesa që janë të pabanuara.

E kjo shifër është për mbi 83 mijë më e lartë sesa ka qenë në regjistrimin paraprak të popullsisë, që është realizuar më 2011-n.

Bazuar në këto të dhëna, komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh të banesave të pabanuara, gjithsej 25 mijë e 195 sosh, e pasuar nga ajo e Prizreni me 16 mijë e 842 dhe Ferizaj, me 15 mijë e 228.

Çmimet e banesave u rritën në nivele rekord në qytetet e mëdha në të gjithë botën, ndërsa zakoni i punës në distancë pas pandemisë riformësoi kërkesën për qira, ndërsa Nju Jorku regjistroi qiranë më të lartë në të gjithë botën, sipas një raporti nga Deutsche Bank.

Qiraja mesatare mujore e Nju Jorkut arriti në 4.143 dollarë, një rritje prej 22% gjatë pesë vjetëve të fundit, sipas raportit që përshkruan 20 qytetet kryesore me qiratë më të larta./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Dy persona arrestohen në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1999

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Vazhdon ngritja e çmimit të naftës në Kosovë, këto janë çmimet e derivateve për sot

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Java fillon me mot të mirë

​Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 32 gradë Celsius

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Dy persona arrestohen në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1999

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Vazhdon ngritja e çmimit të naftës në Kosovë, këto janë çmimet e derivateve për sot

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

​Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA

Java fillon me mot të mirë

​Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 32 gradë Celsius

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

“Info Nata”- 27.05.2026

“Info Nata”- 27.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën