TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qindra anije cisterna të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, tregojnë të dhënat

by teve1
9 muaj ago
2
A A
Qindra anije cisterna të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, tregojnë të dhënat

Të paktën 150 anije cisterna, duke përfshirë anije të naftës bruto dhe LNG, kanë hedhur spirancën në ujërat e hapura të Gjirit përtej Ngushticës së Hormuzit, tregojnë të dhënat e transportit detar.

Dhjetëra të tjerë qëndruan të palëvizshëm në anën tjetër të pikës së kufizimit. Lëvizjet erdhën pasi sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit e zhytën rajonin në një luftë të re.

Tankerat ishin të grumbulluara në ujëra të hapura pranë brigjeve të prodhuesve kryesorë të naftës në Gjirin Persik, përfshirë Irakun dhe Arabinë Saudite, si dhe gjigantin e LNG-së, Katarin, sipas vlerësimeve të agjencisë së lajmeve Reuters bazuar në të dhënat e gjurmimit të anijeve nga platforma MarineTraffic.

Kurse, një anije pranë Ngushticës së Hormuzit është goditur nga një “predhë e panjohur”, ka njoftuar agjencia UKMTO, citon Al Jazeera.

“Edhe pse fillimisht u raportua se dhoma e motorëve ishte në flakë, tani është raportuar se zjarri është nën kontroll”, thuhej në një deklaratë të UKMTO-së të publikuar në X. Ajo tha se autoritetet po hetojnë.

Ky është incidenti i dytë që agjencia ka raportuar sot, pas raportimit të një incidenti në Kumzar të Omanit në Ngushticën e Hormuzit.

Ngushtica është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë, e cila lidh prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Gjirin Persik, siç janë Arabia Saudite, Irani, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

Sulmet izraelite vrasin të paktën tre persona në Gaza, përfshirë një punonjës të OKB-së

Sulmet izraelite vrasin të paktën tre persona në Gaza, përfshirë një punonjës të OKB-së

Evakuohen 12 mijë persona nga një koncert në Angli pas lëshimit të një substance të panjohur

Evakuohen 12 mijë persona nga një koncert në Angli pas lëshimit të një substance të panjohur

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Presidentja viziton sot FSK-në

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me vranësira dhe diell

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

“Info Nata”- 23.11.2026

“Info Nata”- 23.11.2026

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën