TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria vazhdon të kërkojë nga BE masa ndëshkuese për Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

Blloku evropian ka cilësuar sulmin në veri si akt terrorist, megjithatë pa përfundimin e hetimeve nuk do të procedojnë me ndonjë veprim ndaj Serbisë. Në anën tjetër qeveria e Kosovës po insiston për sanksionim të shtetit serb. Ndërkohë njohësit e rrethanave politike shprehen të habitur që akoma nuk ka veprime nga BE.

by Valeza Sylejmani
3 vjet ago
0
A A
Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Sulmi terrorist i shkaktuar nga serbët në veri të vendit nxiti reagim edhe të ndërkombëtarëve.

Unioni Evropian, e dënoi në termat më të ashpër sulmin e armatosur ndaj policëve të Kosovës.

Institucionet kosovare, përgjegjëse për sulmin e bëjnë Serbinë.

Përmes një përgjigje elektronike, Zyra e Kryeministrit tha se po kërkojnë edhe heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vënë ndaj Kosovës.

“Pala nxitëse e tensionimeve e gjithmonë e interesuar për eskalim, mbetet vetëm Serbia. Sulmi terrorist i së dielës, ishte dëshmia më e fundit për këtë. Do vijojmë të insistojmë që masat duhet të largohen ndaj Kosovës. Por sulmi terrorist i Serbisë ndaj Kosovës dhe vrasja e zyrtarit tonë policor, duhet të dënohen ashpërsisht nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Përfshirja e Beogradit zyrtar dhe aparatit shtetëror të Serbisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit është e qartë dhe dëshmuar tanimë me fakte, dhe për këtë Serbia duhet të sanksionohet”, tha këshilltari politik në Zyrën e Kryeministrit, Klisman Kadriu.

Politologu Fidan Ukaj, thotë se blloku evropian tashmë i ka të përgatitura masat ndëshkuese ndaj Serbisë, vetëm është në pritje të përfundimit të hetimeve për rastin e Banjskës.

“Vonesa të tilla tregojnë për çasjen që ka BE-ja ndaj palëve, dhe e dyta për pamundësinë që të prodhojë sa më shpejtë që të jetë e mundur një moment të ri politik nëse ajo është e interesuar për të vijuar bisedimet Kosovë Serbi. Të gjitha këto do të ndikojnë jashtëzakonisht shumë në uljen e besueshmërisë ndaj BE-së si një plaë ndërmjetësuese që ruan kredibilitetin dhe paanshmërinë e saj”, tha profesori i Shkencave Politike, Dorajet Imeri.

Në fund të qershorit të këtij viti, BE kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të siç është thënë mos veprimeve për mos-deeskalim të situatës në komunat veriore të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nushi: Ky pushtet mposhtet me një opozitë të re, jo kjo që thotë nuk kam vija të kuqe

Nushi: Ky pushtet mposhtet me një opozitë të re, jo kjo që thotë nuk kam vija të kuqe

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ymeri: Kthimi i Osmanit në LDK është fakt i kryer

“InfoNata” 30.04.2026

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën