TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria ndau miliona euro, ekonomisti: Nuk i takon të bëjë ndërhyrje kaq të mëdha buxhetore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria ndau miliona euro, ekonomisti: Nuk i takon të bëjë ndërhyrje kaq të mëdha buxhetore

“Buxhetin zakonisht e miraton Kuvendi, nuk është në dorën e Qeverisë që të bëjë ndërhyrje e lëvizje kaq të mëdha buxhetore”, deklaroi kështu, ekonomisti, Erton Bega.

Teksa komentoi vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, për muajin dhjetor, Bega tha se e keqja e këtij miratimi, ndërlidhet me faktin që këto të ardhura nuk janë të vazhdueshme për këto kategori.

“Nëse e shohim në aspektin e menaxhimit të financave publike, kjo është një praktikë e panjohur për shtetet demokratike. Buxhetin zakonisht e miraton Kuvendi, nuk është në dorën e Qeverisë që të bëjë ndërhyrje e lëvizje kaq të mëdha buxhetore. Përkitazi me këtë, në raportin e progresit, Qeveria ishte kritikuar për mungesë të transparencës fiskale. E keqja qëndron se këto janë të ardhura të jashtëzakonshme, nuk janë të ardhura të vazhdueshme”, theksoi Bega në emisionin “Ditari”.

Sa i përket skemës pensionale për pensionistët, ekonomisti tha se Qeveria fillimisht do duhej ta shikonte rritjen e kostos së jetesës, për të vazhduar pastaj me rritjen e pensioneve bazike.

“Skema pensionale për pensionistët të cilët marrin nga 100 euro në muaj, është e pamjaftueshme për t’i mbuluar nevojat e tyre, prandaj nevojat e tyre nuk trajtohen në këtë formë. Nëse Qeveria e ka seriozisht të merret me kategori sociale, ajo duhet të shikojë se sa është rritur kostoja e jetesës dhe të ndryshojë ligjin adekuat, kështu duke i rritur pensionet bazike, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës”, potencoi ai në Tëvë1.

Krahas kësaj, Bega përshëndeti shtesat e fëmijëve, duke potencuar që çdo familje në Kosovë do të përfitojë nga kjo skemë.

“Ndërsa, edhe skema e fëmijëve është e mirëseardhur, sepse pothuajse çdo familje në Kosovë përfiton nga kjo skemë, mirëpo si e tillë konsiderohen masa populiste, e pa efekt afatgjatë”, tha ai.

Më tej, ekonomisti vlerësoi që me miratimin e këtyre shtesave, mund të ketë nxitje për inflacion në Kosovë. /teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete

​Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Rënie e temperaturave gjatë javës

Haxhiu: Do të ndryshohet rregullorja për subvencionime, shprehim keqardhje për atë çfarë ndodhi me ekspozitën

Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

Akuzat publike për kurdisje, regon FFK

Akuzat publike për kurdisje, regon FFK

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë në shtëpi, mbyllen ndeshjet e Superligës

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë në shtëpi, mbyllen ndeshjet e Superligës

Haxhiu: Do të ndryshohet rregullorja për subvencionime, shprehim keqardhje për atë çfarë ndodhi me ekspozitën

Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën