TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria e Kosovës: Nuk ka datë e as substancë për takim mes Kurtit e Vuçiqit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qeveria e Kosovës: Nuk ka datë e as substancë për takim mes Kurtit e Vuçiqit

Takimin e fundit ballë për ballë në kuadër të dialogut e patën në korrik të vitit të kaluar.

Megjithatë, angazhimi i Gjermanisë në krye me kancelarin Olaf Scholz i bëri bashkë sërish, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq në një darkë joformale në fillim të majit.

Pas kësaj darke, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell paralajmëroi një takim të ri para verës mes Kurtit e Vuçiqit.

Megjithatë nga pala kosovare thanë se nuk ka ndonjë datë për takime të nivelit të lartë.

“Datë për një takim të radhës ende nuk ka. Që të ketë takime të nivelit të lartë politik, duhet të ketë substancë të mjaftueshme për ato takime. Në anën tjetër, ne kemi treguar gatishmërinë dhe vullnetin tonë për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces. Mbetet për t’u parë nëse dhe pala serbe shpreh të njëjtën gatishmëri”, thotë Klisman Kadiu nga Qeveria e Kosovës.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi thotë se takimet e niveleve të larta kryesisht zhvillohen për t’i lëvizur proceset.

“Ka një kohë që ndërmjetësit ndërkombtare janë të interesura që t’i rikthejnë palët në bisedime dhe ta riaktivizojnë dialogun por pa e dit agjendën mund të konsiderojmë se takimi duhet të jetë në funksion të dinamizmit të dialogut të cilën ndërkombtart në krye me ShBA-në e BE-në po e konsiderojnë momentum dhe po bëjnë presion pozitiv te palët”, thotë Gashi.

Megjithatë sipas Arbër Fetahut nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka rrezik që takimi të zhvillohet vetëm sa për sy e faqe.

“Nëse e shohim që nuk ka marrëveshje për targa, nuk ka marrëveshje për të pagjetur dhe energjinë duket që edhe një takim i radhës i liderëve mund të jetë në aspektin teknik i mangët pasi që temat nuk janë përmbyllur dhe nuk ka progres por në anën tjetër mund të jetë njëfarë opsioni për manovrim në këtë proces’, thotë Fetahu.

Që nga takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut në korrik të vitit të kaluar, bisedimet janë zhvilluar në nivel negociatorësh. Palët që nga atëherë nuk janë dakorduar as për një marrëveshje të përhershme për targat.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje

Haxhiu: Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës

Haxhiu: Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës

Gjini takon Prattipatin, flasin për procesin zgjedhor dhe zhvillimet politike

Gjini takon Prattipatin, flasin për procesin zgjedhor dhe zhvillimet politike

AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

Zjarri masiv në Xhakarta lë qindra banorë të pastrehë

Zjarri masiv në Xhakarta lë qindra banorë të pastrehë

Lirim Kastrati mbetet te Vllaznia

Lirim Kastrati mbetet te Vllaznia

Costa në Shqipëri: Përshpejtoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Costa në Shqipëri: Përshpejtoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje

Haxhiu: Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës

Haxhiu: Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës

Gjini takon Prattipatin, flasin për procesin zgjedhor dhe zhvillimet politike

Gjini takon Prattipatin, flasin për procesin zgjedhor dhe zhvillimet politike

AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën