TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qerkini: Jemi për dialog, por kërkojmë që në Marrëveshje të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ekspertja e EULEX-it tregon për dy faktorët kryesorë që pengojnë identifikimin e mbetjeve mortore

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka shprehur pakënaqësinë që personat e pagjetur vetëm përmenden një herë në Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë, Bajrami thotë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka mbajtur premtimin, i cili para se të vinte në pushtet deklaronte se nuk do të dialogojë me Serbinë pa u zbardhur çështja e të pagjeturve.

Qerkini thotë se nuk janë kundër dialogut, por duan që çështja e të pagjeturve të trajtohet me seriozitet, sipas konventave ndërkombëtare. Ai gjithashtu kërkon që familjet e të pagjeturve të njoftohen çka bisedohet në Bruksel.

“Qendra Burimore mundohet t’i përcjellë dhe e përcjell çdo frymëmarrje të qeverisë, të gjithë atyre që flasin për personat e pagjetur. Shumë pak gjëra po merren vesh se çka është duke ndodhur në bisedime në Bruksel”.

“Atë që jemi duke kuptuar ne, është mëkat shumë i madh, është premtuar, është thënë se kaptina e parë, neni i parë, bisedimet e para do të bëhen për persona të pagjetur. ‘Pa u zbardhur fati i personave të pagjetur ngrihen të gjitha bisedat e tjera’. Ne si familjarë nuk jemi për t’u ngrirë dialogu, por jemi që të jetë një pikë e veçantë për persona të pagjetur dhe të jetë humane, se punët politike të cilat i kanë paraparë në këto 11 pika kanë me vazhduar me vite e vite, se janë punë politike. Këtë pjesë duhet që të jetë si është premtuar dhe si garanton me konventa ndërkombëtare mos të na shkelin të drejta e njeriut. Neve po na shkelin të drejtat e njeriut”, u shpreh Qerkini.

Në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka 11 nene, personat e zhdukur përmenden vetëm në një vend.

“Palët bien dakord ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe lidhshmërisë, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtje të mjedisit, persona të zhdukur, dhe fusha të tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike”, thuhet në nenin 6 të marrëveshjes që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër.

“Keni kujdes se ku e keni vendosur. Është marre që të thuhet këtu ‘për postë’, për s’di çka, e në fund thotë edhe për persona të zhdukur. Këtë term duhet të largohet se nuk janë të zhdukur, ata janë “të marrun peng’. Bashkësia ndërkombëtare na ka borxh që të tregojë ku i ka fshue Serbia, sepse janë imazhet satelitore”.

Qerkini, i cili e ka ende të pagjetur djalin që nga lufta e vitit 1999, kërkon që termi i “zhdukur” të largohet dhe të përdoret “i marrë me dhunë”, raporton EO.

“Çka kam hjekë me e rrit, e mos me ditë qe plot 24 vite se ku është”, shprehet Qerkini, me ngashërim.

“Në prill bëhen dy vite që nuk është mbajtur premtimi për persona të pagjetur, as dialog për persona të pagjetur. Ku është faji, a është faji te ndërkombëtarët apo tek ne vetë si shtet, apo njerëzit që janë duke e udhëhequr dialogun. 90 për qind ne i kemi fajet, nuk mund të premtojmë diçka kur nuk jemi të zotë të realizojmë. Duhet të dalin dhe të shpjegojnë se nuk po na lejojnë ndërkombëtarët për zbardhjen e fatit të pagjetur. Ku është qëllimi, ku është esenca, pse nuk po dalin?”.

“Neve na vyejnë negociatat, nuk është Millosheviqi… duhet që të bisedohet me ta dhe të kërkohet nonstop ndihma e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është për mua neglizhencë, mosdije apo në një mënyrë njerëz që nuk kanë ndjenja njerëzore”, shprehet Qerkini.

Tags: albin kurtiBajram Qerkinite pagjeturit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Vazhdojnë kolonat në kufi, pritjet deri në 40 minuta

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

I dha fund konfliktit në RMV, 25 vjet nga marrëveshja kornizë e Ohrit

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Bastisjet izraelite vijojnë, ndërsa OKB-ja paralajmëron për “pikë kritike” në Bregun Perëndimor

Bastisjet izraelite vijojnë, ndërsa OKB-ja paralajmëron për “pikë kritike” në Bregun Perëndimor

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

I dha fund konfliktit në RMV, 25 vjet nga marrëveshja kornizë e Ohrit

I dha fund konfliktit në RMV, 25 vjet nga marrëveshja kornizë e Ohrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën