TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qentë endacakë shqetësojnë banorët e “Dardanisë” në kryeqytet

Qentë endacakë vazhdojnë të mbesin shqetësim i madh për banorët e “Dardanisë” në kryeqytet. Shumë prej tyre thonë se tashmë nuk ndihen të sigurt as në park, as në rrugët e lagjes, sidomos gjatë mbrëmjeve kur mungon edhe ndriçimi publik.

by tëvë1
10 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Në parkun e “Dardanisë” në kryeqytet, ku fëmijët e qytetarët zakonisht shëtisin, aty ka dhe qenë endacakë.

Për shumë banorë, kjo pamje është shndërruar në burim frike, sidomos në mbrëmje kur lagjja mbetet pa ndriçim të mjaftueshëm.

Ata thonë se rreziku është i vazhdueshëm dhe se situata ka kohë që është përkeqësuar.

“Është e teprume kjo punë, jo vetëm për momentin por që afër dy vjet-tri bohen që ka shumë sidomos këtu në Dardani, shumë shumë. Edhe po i bijnë prej fshatrave të rrethit i lëshojnë në mëngjes herët kur qohesh i gjon 5-6-7, e verës tre fëmijë tu lujt veq kanë vrapu njerëzit i kanë kap se shashtrisë i kanë. Jemi në rrezik edhe fëmijët që shkojnë mëngjes në shkollë janë në rrezik por megjithëse edhe na plakat jemi por fëmijët janë fëmijë, edhe janë të egërsum shumë”, deklaroi banorja e lagjes “Dardani”, Nexhmije Ademi.

“Edhe në park qetu edhe rrugëve sidomos edhe tek shpijat, banesat po ka plotë sidomos kur bëhet aksham, unë nuk guxoj me dal po u them të drejtën kur ka rrugë me dritë dal kur është terr nuk dal”, u shpreh banorja tjetër, Kimete Selmani.

Të njëjtin hall e ka edhe banori Tahir Neziri, i cili thotë që edhe mungesa e ndriqimit e bën më të rrezikshme situatën.

“Ka një kohë që qentë endacakë janë rrezik për ne të moshuarit, gratë edhe fëmijët. Ka pas disa raste kur kanë pësu lëndime bukur të rënda, ni kohë i patën largu mirëpo tash prapë i ka thirr dikush, tash janë shumu prapë, i patën largu për një kohë por megjithatë është rrezik se edhe lagjia Dardania nuk është e ndriçume, mungon ndriçimi publik e ai rrezik shtohet gjithnjë e më shumë posaçërisht natën tubohen ma herët”.

E nga Drejtoria e shërbimeve publike në Prishtinë në një përgjigje më shkrim për televizionin thonë që e tëra që është bërë është nga kontributi i kryeqytetit dhe zero nga niveli qendror.

“Deri më tani janë sterilizuar, kastruar e vaksinuar rreth 5000 qenë. Në Prishtinë, përfshirë parkun e qytetit, dhe rrethinën duhet të ketë numër më të madh se 5000 qenë, andaj largimi i tyre është proces i cili do të zgjasë. Kemi kontaktuar deri më tani me mbi 100 organizata vendore e ndërkombëtare, edhe pse, dorën në zemër, pak kemi marrë përkrahje nga ato. E tëra që është bërë deri më tani është kontribut i Kryeqytetit me zero  kontribut të nivelit qendror”.

Problematika me qentë endacakë vazhdon të jetë një shqetësim i kamotshëm i qytetarëve, e sipas komunës thonë që deri më tani janë adoptuar afër 2000 qenë, proces ky që është duke e vazhduar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Momentet dramatike kur 35 vjeçari në Shqipëri e liron ish të dashurën e tij pasi e kishte marrë peng

Momentet dramatike kur 35 vjeçari në Shqipëri e liron ish të dashurën e tij pasi e kishte marrë peng

Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

​Vuçiq përsërit pretendimet skandaloze për Kosovën dhe kërcënon me forcimin e ushtrisë serbe: Kosova është e jona

​Vuçiq përsërit pretendimet skandaloze për Kosovën dhe kërcënon me forcimin e ushtrisë serbe: Kosova është e jona

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Zhegrova – Fiorentina, zhvillimet e fundit janë intensive

Zhegrova – Fiorentina, zhvillimet e fundit janë intensive

Mark van Bommel emërohet përzgjedhës i Belgjikës

Mark van Bommel emërohet përzgjedhës i Belgjikës

Boksieri shqiptar përballet me Anthony Joshuan, zbulohet ora dhe televizioni që e transmeton meçin që luhet në Arabinë Saudite

Boksieri shqiptar përballet me Anthony Joshuan, zbulohet ora dhe televizioni që e transmeton meçin që luhet në Arabinë Saudite

Momentet dramatike kur 35 vjeçari në Shqipëri e liron ish të dashurën e tij pasi e kishte marrë peng

Momentet dramatike kur 35 vjeçari në Shqipëri e liron ish të dashurën e tij pasi e kishte marrë peng

Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

​Vuçiq përsërit pretendimet skandaloze për Kosovën dhe kërcënon me forcimin e ushtrisë serbe: Kosova është e jona

​Vuçiq përsërit pretendimet skandaloze për Kosovën dhe kërcënon me forcimin e ushtrisë serbe: Kosova është e jona

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump kërcënon Bashkimin Europian me tarifa të reja pas gjobës miliardëshe ndaj Google

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën