Kombëtarja e Izraelit tashmë gjendet në Kosovë, aty ku nesër do të luajë ndaj Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prej orës 11:00 Izraeli do të mbajë konferencën zyrtare para ndeshjes, ndërsa kjo ka shkaktuar tollovi në trafik.
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj aktualisht ka kolona kilometërshe për shkak të ekspeditës së Izraelit këtu.
Gjithashtu, masa të shtuara të policisë vërehen në këtë pjesë të rrugës, aty ku afër po qëndron Kombëtarja e Izraelit.
Në këtë magjistrale u pa edhe autokolona e policisë që shoqëronte futbollistët izraelitë.









