Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare në vazhdimin e seancës plenare që po mbahet këtë të premte.
Deputetët kanë miratuar traktatin për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.
Po ashtu, Kuvendi ka ratifikuar tri marrëveshje me Suedinë, përkatësisht marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar, atë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, si dhe marrëveshjen për ekstradim.
Të katër marrëveshjet kanë marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës gjithashtu ka miratuar edhe propozim-programin e punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor 2026. /teve1.info./








