TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PZAP gjobiti LVV-në lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore, Supremja lë në fuqi vendimin

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke lënë në fuqi gjobën prej 5.100 eurosh të shqiptuar për përfshirjen e një fëmije në një aktivitet të fushatës zgjedhore.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, PZAP kishte pranuar më herët si të bazuara ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi” (IKD), duke konstatuar shkelje të rregullave zgjedhore nga LVV.

“Kundër këtij vendimi, LVV kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjeve në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme gjeti se ankesa është e pathemeltë”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, nga provat e administruara rezulton se më 31 maj 2026, gjatë një tubimi zgjedhor të organizuar nga LVV në Vushtrri, një vajzë 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve, e veshur me veshje që përmbanin logon e subjektit politik.

“Ankesat e paraqitura në PZAP kishin pretenduar se pjesëmarrja aktive e fëmijës në një aktivitet të organizuar zgjedhor përbën angazhim të një personi nën moshën 15-vjeçare në fushatë zgjedhore, në kundërshtim me rregullat zgjedhore në fuqi”, thuhet në vendim.

Gjatë procedurës para PZAP-së, LVV kishte argumentuar se e mitura nuk ishte pjesë e programit të organizuar të tubimit dhe se iniciativa për paraqitjen e saj kishte ardhur nga vetë ajo, në prani të prindit.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se këto pretendime nuk qëndrojnë.

“Për ekzistimin e shkeljes nuk është vendimtare nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, si dhe nuk ka rëndësi nëse ka pasur koordinim apo planifikim paraprak. Fakt përcaktues është se organizatori i aktivitetit ka lejuar pjesëmarrjen aktive të një fëmije në një aktivitet zgjedhor”, thekson Gjykata.

Në arsyetimin e saj, Gjykata iu referua nenit 5, paragrafi 3 të Rregullores Zgjedhore nr. 07/2024, i cili përcakton se “asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç në fushatën zgjedhore”.

“Organizatori i tubimit ka përgjegjësi për menaxhimin e aktivitetit dhe për personat që paraqiten në skenë para pjesëmarrësve. Në rrethanat e rastit konkret, e mitura kishte marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetin zgjedhor, fakt i mbështetur edhe nga provat e administruara në lëndë”, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh qëllimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe ndalimin e përfshirjes së tyre në fushata zgjedhore, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në ligj, duke refuzuar ankesën e LVV-së dhe duke lënë në fuqi gjobën prej 5.100 eurosh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Hamza: PDK kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, paralajmëron veprime demokratike nëse vendi shkon në zgjedhje

Hamza: PDK kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, paralajmëron veprime demokratike nëse vendi shkon në zgjedhje

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Pas Kurtit edhe PDK pritet të mbajë konferencë për media

Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Stamboll, 8 nxënës në spital, 1 në gjendje kritike

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Pas Kurtit edhe PDK pritet të mbajë konferencë për media

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën