TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putin shpreh gatishmëri për negociata, por përsërit kërkesat që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Putin shpreh gatishmëri për negociata, por përsërit kërkesat që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia nuk ka parakushte për të filluar bisedimet me Kievin për një marrëveshje të mundshme paqeje, por përsëri iu referua kërkesave0 që ka përmendur më parë për fundin e luftës.

Në konferencën e tij të fundit të vitit me gazetarët, që presidenti rus e përdor për të projektuar pushtetin e tij të gjithanshëm, ai tha se është i gatshëm për kompromis me Presidentin e zgjedhur Donald Trump lidhur me Ukrainën.

Presidenti rus tha se një marrëveshje paraprake në Stamboll, disa muaj pas fillimit të luftës, mund të shërbejë si bazë për diskutimet e ardhshme.

“Në fund të fundit, ne arritëm në thelb një marrëveshje në Stamboll në fund të vitit 2022. Dhe, po e përsëris për të 100 herë, se pala ukrainase vuri inicialet, që do të thotë se ata në përgjithësi ishin dakord me të, dhe më pas për disa arsye e refuzuan”, tha ai.

Duke iu përgjigjur këtij pretendimi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, gjatë një konferencë shtypi në Bruksel mohoi të kishte pasur një marrëveshje në Stamboll mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Ukraina nuk ra dakord me ultimatumin e Federatës Ruse. Ukraina nuk nënshkroi asgjë, nuk pati asnjë marrëveshje. Kishte një përgjigje ndaj ultimatumit nga Federata Ruse”, tha ai.

Presidenti Putin e përdori konferencën e shtypit të fundvitit, që si zakonisht ishte e orkestruar deri në detaje, për të përforcuar autoritetin e tij dhe për të demonstruar se ka kontroll për çdo gjë në vend.

Ai tha se është i gatshëm të bisedojë me Presidentin e ardhshëm amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës.

“Dhe ne gjithmonë kemi thënë se jemi gati për negociata dhe kompromise. Është pikërisht pala kundërshtare … që ka refuzuar të negociojë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për një gjë të tillë”, tha ai.

Por në të njëjtën kohë, ai shtoi se bisedimet duhet të bazohen tek “situata në terren” duke iu referuar disa kushteve që i ka parashtruar më parë. Putini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga aspirata për t’u anëtarësuar në NATO dhe të pranojë arritjet e Rusisë në fushën e betejës. Kievi dhe Perëndimi i kanë hedhur poshtë këto kërkesa.

Zoti Trump i cili merr detyrën më 20 janar, është zotuar t’i japë fund konfliktit me shpejtësi, por nuk ka dhënë detaje se si do ta bëjë këtë. Ukrainasit druhen se ky premtim nënkupton që ata të bëjnë lëshime territoriale.

Presidenti rus nuk e pranoi se pozitat e Rusisë në luftë janë dobësuar, megjithëse përparimi i trupave ruse ka qenë i ngadaltë dhe Kremlini ka pësuar disa humbje të konsiderueshme.

“Unë kam një këndvështrim tjetër. Unë besoj se Rusia është bërë shumë më e fortë gjatë dy-tre viteve të fundit. Pse? Sepse ne po bëhemi një vend vërtet sovran. Ne nuk jemi më të varur nga askush”, tha ai.

Duke folur për doktrinën e rishikuar bërthamore të vendit, zoti Putin tha se ajo ka si synim reagimin e Moskës ndaj vendeve me aftësi bërthamore ose pa këto aftësi që mund të kryejnë agresion ndaj Rusisë, duke paralajmëruar kështu përsëri Perëndimin.

“Nëse vende të tilla dhe aleatët e tyre përbëjnë kërcënim për sovranitetin tonë, vetë ekzistencën e Rusisë, atëherë ne do ta konsiderojmë veten në të drejtën tonë për të përdorur armët bërthamore kundër tyre”, tha ai.

Presidenti Putin, i cili është në pushtet për gati një çerek shekulli dhe filloi një mandat tjetër gjashtëvjeçar në fillim të këtij viti, tha se forcat ruse po lëviznin drejt arritjes së qëllimeve të tyre kryesore në Ukrainë. Moska e filloi agresionin frontal kundër Ukrainës në shkurt 2022./VOA

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Të gjymtuarit në Gaza i drejtohen Adidas pas reklamës: Ju i injoruat viktimat dhe festuat vrasësin

Të gjymtuarit në Gaza i drejtohen Adidas pas reklamës: Ju i injoruat viktimat dhe festuat vrasësin

Gashi kundër Bekim Sejdiut: Presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik

Gashi kundër Bekim Sejdiut: Presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi ende i pakonstituuar – juristët kërkojnë përgjegjësi: Kushtetuesja e ka thënë qartë

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën