TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e “Trafikut Urban” optimist se nesër do u bëhet një zgjidhje

Për të tretën ditë me radhë, edhe sot, punëtorët e “Trafikut Urban” protestuan para Komunës së Prishtinës. Mirëpo ata u shprehën optimist se nesër do u ofrohet një zgjidhje, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur.

by Fëllënza Krasniqi
10 muaj ago
1 0
A A

Një e nga një ia mësyn Komunës së Prishtinës.

Kësisoj, për të tretën ditë me radhë po pozicionohen këtu.

Janë këta punëtorët e Trafikut Urban dhe të linjave private, që ditën e tretë të protestës për borxhin që ka Komuna e Prishtinës ndaj tyre, po e kundërshtojnë në këtë formë.

Më kërkesa të njëjta si dy ditë më parë janë edhe sot sindikalistët.

“Fatkeqësisht sot është dita e tretë e protestës,reflektim ndoshta ka pak por mjetet nuk kanë dalë në llogarinë për sektorin privat është fjala, për Trafikun Urban diku tre muaj ose muaji i tretë tash vjen. Shprehim keqardhje për udhëtarët që sot nuk kanë transport, puna do të vazhdojë atëherë kur mjetet dalin në llogaritë tona dhe i shlyen borxhet tona të naftës dhe pagat e punëtorëve”, u shpreh Ismet Haliti – sekretar i sindikatës së operatorëve privat

Zgjidhje të problemit beson se do të ketë nesër, Ilmi Gashi, kryetar i Sindikatës së Trafikut Urban.

“Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja, unë nuk kam informacione pse nesër është mbledhje legjitime është e thirrur, ata që e shpallin jolegjitime janë instancat tjera prapa saj se për tu mbajt mbledhja do të funksionojë dhe besoj që do të bëhet votimi në asamble, do të dërgohet në Ministri dhe ministri do t’i alokojë mjetet”, tha Gashi.

Ani pse të mërkurën pritën këtu për tri orë me radhë, askush nga Komuna nuk doli për t’i ftuar në takim. Andaj edhe treguan se protesta nuk do të ndërpritet.

“Sindikata e Trafikut Uurban edhe ditën e tretë sot vazhduam me protestën deri në ora 13:00 që e kemi pasur të caktuar. Ora 13:00 po e përfundojmë protestën por nuk doli askush nga organet e Komunës t’i drejtohet masës. Nesër protesta vazhdon me të njëjtin ritëm, për orën e kohën informoheni më vonë”, tha ai.

Për t’i bërë zgjidhje kësaj kërkese, nga Komuna e Prishtinës kanë thirrur seancë të jashtëzakonshëm për të enjten, me mandatarët ekzistues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosje të dy personave në Mitrovicë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosje të dy personave në Mitrovicë

U kapën me thika, maica me simbole nacionaliste, arrestohen dy persona në Jarinje

U kapën me thika, maica me simbole nacionaliste, arrestohen dy persona në Jarinje

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku publikon foto nga protesta: Populli në këmbë

Pjesëmarrësit e thonë betimin e ushtarit të UÇK-së në protestën që po organizohet në Prishtinë

Pjesëmarrësit e thonë betimin e ushtarit të UÇK-së në protestën që po organizohet në Prishtinë

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën