TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e KEK-ut në kërkim të rritjes së pagave

by Doresa Geci
2 vjet ago
1
A A
Punëtorët e KEK-ut në kërkim të rritjes së pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës po kërkojnë rritjen e pagave. Madje Sindikata e re e KEK-ut i ka dhënë ultimatum vetëm edhe këtë të premte bordit të KEK që të marr një vendim të tillë. Përndryshe nga e hëna kjo sindikatë pritet të marrë hapa sindikal.

Që 40 vite, Muharrem Gashi punon në Termocentralin Kosova B.

Puna brenda Korporatës Energjetik të Kosovës, Gashi thotë se nuk është aspak e lehte.

Madje shumë punëtorëve, sipas tij,  këtu edhe iu rrezikohet jeta.

“Ka zhurmë ka temperaturë, dridhje pluhun, këtu kanë punëtoret edhe sëmundje profesionale që i kanë marrë qitu, brenda këtij viti vetëm në “Kosovën B” 4 punëtor na kanë vdekur”, tha inxhinieri në Termocentralin Kosova B.

Por Gashi i cili është në prag të pensionimit, thotë se nuk paguhen për punën që e bëjnë.

“Unë e marrë pagën 819 euro e kam startin. Në bazë të inflacionit kjo rroga jonë nuk u met kurgjo hiq, kështu që nëpër tjera firma edhe private nuk ka inxhinierë që ka rrogë nerv 1200 euro”, tha Gashi.

Sikurse, Gashi kërkesë të njëjtë kane edhe punëtorët e tjerë të KEK-ut.

“Kërkesat tona janë rritja e pagave që e shohim të arsyeshëm për shkak të tregut të punës por edhe inflacionit që nga viti 2018 e deri me tani e kemi një inflacion rreth 30%, kështu paga e punëtorëve ka mbetur e ulët por edhe me tregun e punës ne e shohim që edhe në sektorët tjera janë pagat shumë më të larta se sa të punëtorët e KEK-ut. Ne kemi rrezikshmëri, ne kemi kushtet të vështirë në punojmë ditën e natën, prodhojmë një shërbim jetik dhe pagat janë të ulët krahasur me punën që bëjmë”, tha kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Madje nga Sindikata e re e KEK-ut i kanë dhenë afat deri sot bordit të KEK që të rris pagesën mujore.

Në rast që nuk merret një vendim i tillë, nga kjo sindikatë ka një paralajmërim.

“Ne e kemi dhënë afatin e fundit që edhe sot kemi me prit dhe ditën e hënë do të jemi në takim me sindikatën,ku do të vendosen për masat e tjera dhe do të paralajmërojnë masat që do ndërmarrim në bazë statuti sindikal dhe ligji për greva. Ne besojmë dhe dojmë me besu që bordi do të ndërmarrë një vendim për rritjen e pagave sepse është e lehtë duke menduar kushtet e punës rrezikshmërinë” , tha Llumnica.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në KEK por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama reagon për Tulltoren: Qeveria po përdor mekanizmat institucionalë për të penguar projektet e Prishtinës

OVL-UÇK përshëndet vendimin e Supremes për shfuqizimin e nenit diskriminues për veteranët

OVL e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin institucional me komunën

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Deri në 5 mijë euro për dokumente të falsifikuara, aktakuzë për kontrabandim me migrantë

“Mesditë”-02.10.2026

“Mesditë”-02.10.2026

Putin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë

Putin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë

Kurti takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama reagon për Tulltoren: Qeveria po përdor mekanizmat institucionalë për të penguar projektet e Prishtinës

OVL-UÇK përshëndet vendimin e Supremes për shfuqizimin e nenit diskriminues për veteranët

OVL e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin institucional me komunën

Ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Denis Matoshi, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Denis Matoshi, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge

Një kosovar theret me thikë në një hotel në Cyrih

Një kosovar theret me thikë në një hotel në Cyrih

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën