Paris Saint-Germaini ka bërë gati një ofertë të majme për ta bindur Liverpoolin në lirimin e sulmuesit të krahut, Luis Diaz.
Bëhet e ditur se PSG-ja do të ofrojë 85 milionë euro për transferimin e Diazit këtë verë.
Diaz te skuadra franceze po shihet si zëvendësim i duhur për Kylian Mbappen, që sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Real Madridi.
Kolumbiani 27-vjeçar prej janarit të vitit 2022 është pjesë e Liverpoolit dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Këtë edicion, Diaz ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin.