TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

Braktisja e fëmijëve vazhdon të jetë një sfidë për institucionet dhe shoqërinë në Kosovë. Edhe pse numri i rasteve ka rënë krahasuar me vitet e kaluara, çdo vit regjistrohen fëmijë të cilët mbesin pa përkujdesjen e prindërve.

nga TËVË 1
4 orë më parë
4 1
A A

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

Ka rreth tre muaj që një foshnje u gjet e braktisur në një deponi mbeturinash në Prishtinë.

Reklamë

Por jo vetëm në të tilla vende, të rralla nuk janë edhe rastet që fëmijët lihen në spital pas lindjes, apo në prag të qendrave sociale.

Ky fenomen, sipas drejtorit të Neonatologjisë në QKUK, është i pranishëm edhe këtë vit.

“Deri sot në muajin gusht i kemi 24 raste të cilat kanë qenë, fillimisht janë paraqit si raste të lëna pa përkujdesje nga prindërit ose foshnje të braktisura”, tha drejtori i Neonatologjisë, Luan Morina.

Në anën tjetër, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se në deri në muajin Qershor, këtë vit janë regjistruar 11 raste të braktisjes së fëmijëve.

Sipas të dhënave të ASK-së, 3 raste janë raportuar në Malishevë e në Podujevë, 2 në Vushtrri, e nga 1 në Fushë-Kosovë, Kamenicë e Ferizaj.

Por çfarë shtyn prindërit t’i braktisin fëmijët e tyre?

“Pasojat apo shkaqet që vinë deri te këto janë varfëria, pastaj martesat e hershme, problemet familjare, dhuna, divorci, ndarja e fëmijëve që duhet të heq dorë. Pastaj kemi të bëjmë me stigmën sociale, ku kemi martesat jashtëmartesore ku duhet të heqin dorë nga fëmijët pastaj ka të bëjë me problematikat martesore i cili kërkon kujdesin, prindërit mund të heqin dorë nga ai, pastaj nga pabarazia gjinore ku dëshirojnë fëmiun djalë dhe heqin dorë nga fëmiu vajzë dhe arsye tjera që kanë të bëjnë me arsimimin e problematika tjera”, tregoi sociologu – Genc Xërxa.

Nga Qendra për Punë Sociale thonë se fenomeni i braktisjes ka ndryshuar me kalimin e viteve.

“Gjatë viteve ‘99 dhe 2000 deri në vitin 2010 ka pas një numër relativisht të madh të braktisjes së fëmijëve. Nga viti 2010 deri në vitin 2020, ka një rënie kurse viteve të fundit ka rënie jashtëzakonisht të madhe të braktisjes së fëmijëve mirëpo në anën tjetër kemi një rritje jashtëzakonisht të madhe të familjeve të cilat kërkojnë të adoptojnë një fëmijë dhe kjo kërkesë e familjeve për adoptimin e fëmijëve pastaj has në pengesa se nuk kemi fëmijë të cilët janë të gatshëm për adoptim për familjet të cilat kërkojnë”, deklaroi Vebi Mujku nga QPS-ja.

Edhe sipas Morinës, jo të gjithë fëmijët mbetën përgjithmonë pa familje.

“Fëmijët fillimisht shpallen si fëmijë të braktisur dhe pastaj me bisedat që i bëjmë me konsultat arrijmë që një pjesë të tyre t’i kthejmë nga këto 24 raste që kanë qenë këtë vit në 16 raste kemi arritur qe ta bëjmë bashkimin familjarë pas një kohe”, deklaroi drejtori i Neonatologjisë, Luan Morina.

Morina tha se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 37 raste të braktisjes së fëmijëve, ndërsa në vitin 2023 ishin 25 raste, prej të cilave 22 kanë përfunduar me bashkim familjar.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Serbia arreston një shqiptar në kufirin me Preshevë, kapet me heroinë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

Serbia arreston një shqiptar në kufirin me Preshevë, kapet me heroinë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

Lekndreaj, kapiten i ri i Sigal Prishtinës

Lekndreaj, kapiten i ri i Sigal Prishtinës

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Edon Zhegrova ftohet nga Lille për ndeshjen ndaj Monacos

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X