TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse po kundërshtohet objekti i ri i Institutit Special në Shtime?

Po vazhdon kundërshtimi nga shoqëria civile edhe dy muaj pas vënies së gurthemelit të objektit të ri të Institutit Special në Shtime. Një iniciativë e tillë, po vlerësohet se është e papranueshme pasi personat me aftësi të kufizuara intelektuale, i largon edhe më shumë nga komuniteti.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
1 0
A A

Në qershor të këtij viti, iu vu gurthemeli.

Ministria e Shëndetësisë bashkë me komunën e Shtimes, nisën punimet në objektin e ri të Institutit Special, institucion ky i cili është i vetmi në Kosovë që ofron  kujdes të specializuar 24-orësh për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe nevoja për mbështetje në zhvillim.

Projekti që llogaritet të jetë investim gati 6 milionë euro, po kundërshtohet zëshëm nga shoqëria civile e profesionistë të fushës që nga qershori i këtij viti, kur edhe u shpalos kjo iniciativë.

Në këtë vazhdë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, shkroi edhe disa grafite në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Me mandatimin e shtetit, vazhdon mbajtja peng e pacientëve/eve në Institutin Special. Këtyre qytetarëve/eve, të cilët/at kanë nevojë për ndihmë, ju është ndërtuar një burg që vuajtja e tyre të tëhuajsohet, e të largohet nga vëmendja jonë kolektive. Në vazhdën e tentimeve për zhdukjen e këtyre pacientëve/eve, ky objekt që ofendon çdo ndjesi njerëzore për komunitet, do të zhvendoset sa më larg vëmendjes tonë që është e mundur”.

Karshi këtyre kundërshtive, Ministria e Shëndetësisë e cila është sponsorizuese e këtij projekti bashkë me komunën e Shtimes, po heshtin.

Bind Skeja nga Qendra për Informim dhe Përmirësim social, argumonton pse kjo lëvizje e objektit të Entit Special është e papranueshme.

“Qekjo lëvizja në Zborcë, është një mënyrë që me shty edhe më shumë në periferi. Kjo nuk zgjidh ndonjë problem, kjo veç i merr qata njerëz dhe i lë me jetu në vuajtje më gjatë, në një vend tjetër domethënë që ne jemi më pak të ekspozuar ndaj tyre. Kjo natyrisht që është e papranueshme për ne. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës, edhe ata kanë të drejtë në jetë dhe kanë të drejtë të jetës në komunitet”, deklaroi Skeja.

Fokusi i Ministrisë së Shëndetësisë sipas tij, duhet të jetë në shtrirjen e këtij institucioni në shërbime komunitare.

“M’i marrë krejt qeto shërbime që janë të qendrizuara edhe m’i shtri në komunitet. M’i marrë krejt qeto institucione që janë të mbyllura edhe m’i hapë. Kështu, Institutin Special e bën një plan për me mbyllë dhe paralelisht ia nisë me hap shërbime komunitare, qendra të shëndetit mendor, shtëpi për integrim në bashkësi, shtëpi të specializuara për persona më aftësi të kufizuara intelektuale,  qysh edhe janë shtatë shtëpi të tilla. Pra, krejt çfarë duhet të bëhet, është që këtë sistem komunitar, me fuqizu”.

Objekti i ri i Institutit Special thuhet se do të sigurojë kushte më të mira për akomodim, trajtim, rehabilitim dhe përkujdesje për çdo rezident të institutit.

Fillimin e punimeve të saj e kanë kundërshtuar edhe banorët e fshatit Zborc, të cilat kanë dorëzuar edhe një peticion me mbi 200 nënshkrime për ta kundërshtuar lokacionin e këtij projekti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ thotë se është në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

Datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

Dugolli: Opozita bllokoi zgjedhjen e presidentit, refuzoi çdo propozim dhe kompromis

Dugolli: Opozita bllokoi zgjedhjen e presidentit, refuzoi çdo propozim dhe kompromis

Punëtorët e “Trafikut Urban” optimist se nesër do u bëhet një zgjidhje

Sindikata e Punëtorëve të “Trafikut Urban” thërret protestë më 1 maj

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë jep dorëheqjen

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë jep dorëheqjen

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ thotë se është në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Vazhdojnë bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli miraton 126 njësi të paligjshme të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Bashkimi – Bora, “akti i tretë” gjysmëfinal

Bashkimi – Bora, “akti i tretë” gjysmëfinal

Fjalimi i Charles në Kongres: Thirrje për rikthim te aleancat tradicionale

Fjalimi i Charles në Kongres: Thirrje për rikthim te aleancat tradicionale

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Chelsea i prinë garës për Fisnik Asllanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën