TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse mungoi ministrja Hajdari në seancën fillestare për rezervat shtetërore?

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e rezervave shtetërore. Në mungesë të së akuzuarës, ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe avokatit të Hekuran Lipovicës, Feim Malaj, seanca u shty për 13 janar.

by Fëllënza Krasniqi
7 muaj ago
0 0
A A

Të mërkurën u planifikua të nis gjyqi për rastin e rezervave shtetërore.

I pari që u paraqit në gjykatore ishte i akuzuari, Hafiz Gara.

Në orën 09:30 nisi seanca në Gjykatën Themelore, por në sallë nuk u pa e akuzuara, Rozerta Hajdari, ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Poashtu prezent nuk ishte as avokati Feim Malaj, që përfaqëson Irfan Lipovicën.

Teksa, në sallë me vonesë erdhi i akuzuari tjetër, biznesmeni Ridvan Muharremi e avokati Mahmut Halimi.

Gjyqtari, tha që gjykata i ka dërguar ftesë ministres përmes postës.

“E akuzuara Rozeta Hajdari nuk prezanton, për të cilin gjykata i ka dërguar ftesën përmes postës, mirëpo deri më sot nuk kemi marr ndonjë përgjigje se e njëjta a është pranuar në mënyrë të rregullt apo jo”, tha gjyqtari, Avni Syla.

Kurse, më tej u tregua edhe arsyeja e mungesës së avokatit të Lipovicës.

“Ka njoftuar gjykatën se nuk mund të prezantoj në seancën e sotme pasi qe paraprakisht ka marr një ftese nga Gjykata Themelore e Pejës. Ne si gjykate pas marrjes se këtij njoftimi i kemi dërguar edhe një emali zyrtar duke kërkuar qe i njëjti të gjeje një avokat zëvendësues, mirëpo i njëjti prapë e ka njoftuar gjykatën se ka bere përpjekje për te gjetur një avokat zëvendësues mirëpo për këtë nuk ka marr pëlqimin nga i akuzuari Irfan Lipovica”, tha Syla.

Përveç tyre prezentë nuk ishin as nga Avokatura Shtetërore ani pse, gjykatësi tha që  kanë pranuar ftesën.

“Ka dëshmi se e kanë pranuar ftesën për seancën e sotme, gjithashtu te njëjti nëpërmjet një parashtrese dërguar gjykatës kanë njoftuat se lidhur me ketë çështje kanë iniciuar padi në Gjykatën Komerciale në Prishtinë, dhe kanë konfirmuar se do të jenë prezent në  seancën e shqyrtim gjyqësor”, u shpreh gjyqtari.

E kështu në mungesë të të akuzuarve seanca  e paraparë që të mbahej të mërkurën dështoi.

“Në mungesë të kushteve ligjore konkretisht në mungesë të akuzuarës Rozeta Hajdari dhe mbrojtësit të akuzuarit Irfan Lipovica, Feim Malaj, séance e sotme e shqyrtimit fillestar nuk ka kushte të mbahet”, njoftoi gjyqtari.

Pasi, seanca dështoi, në rrjetin social facebook ka reaguar ministrja në detyrë Rozeta Hajdari ka reaguar duke thënë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e së mërkurës.

“Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës! Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!”, deklaroi ajo.

Por, nga Gjykata Themelore kanë mohuar një gjë të tillë.

Në një përgjigje për Tëvë1, nga kjo gjykatë kanë thënë se ftesa Ministres në detyrë i është dërguar më 19 nëntor përmes postës.

Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë më 11 nëntor ndaj Ministres Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Tre të parët akuzohen për  veprën penale“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremi për veprën “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa , seanca e radhës për këtë rast do të mbahet më 13 janar në ora 09:30.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Biletat e “Trafikut Urban” më të shtrenjta nga sot, Komuna thotë se vendimi lidhet me digjitalizimin

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat

Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat

Pas 24 orësh kërkime, gjendet pa shenja jete 25-vjeçari që u zhduk në Batllavë

Çitaku: Vonesat në Speciale s’kanë më lidhje me drejtësinë, drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

Çitaku: Vonesat në Speciale s’kanë më lidhje me drejtësinë, drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

Largohet uji nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lirohet qarkullimi për mjete

Largohet uji nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lirohet qarkullimi për mjete

Reshjet e shiut shkaktojnë kolona në autostradën “Ibrahim Rugova”

Reshjet e shiut shkaktojnë kolona në autostradën “Ibrahim Rugova”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën