TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse është kjo verë kaq e nxehtë?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vala e të nxehtit në Kosovë, javën e ardhshme temperaturat arrijnë deri në 36 gradë

Mot i nxehte

Është nxehtë. Shumë nxehtë. Dhe jemi vetëm në javët e para të verës.

Gati një e treta e amerikanëve – mbi 113 milionë njerëz – janë të paralajmëruar për rrezikun e motit të nxehtë, ka thënë Shërbimi Kombëtar për Motin në Shtetet e Bashkuara.

Në SHBA, temperaturat pritet të shënojnë rekord të ri. Në El Paso dhe Teksas, temperaturat kanë qenë mbi 37 gradë Celsius për 27 ditë me radhë, duke e tejkaluar rekordin e vitit 1994.

Në Mbretëri të Bashkuar, i nxehti i qershorit jo vetëm që ka thyer rekorde, por i ka tejkaluar bindshëm temperaturat paraprake.

Qershori i këtij viti ka qenë 0.9 gradë Celsius më i nxehtë sesa në të kaluarën.

Situatë e ngjashme raportohet edhe në Afrikën e Veriut në Lindje të Mesme dhe Azi.

Prandaj nuk ka qenë befasi që qershori është shpallur viti më i nxehtë ndonjëherë në histori.

Dhe ai i nxehtë nuk është zbehur. Tri ditët më të nxehta ndonjëherë janë regjistruar javën e kaluar, sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Klimë dhe Mot, Copernicus.

Temperatura mesatare në botë e ka prekur shifrën 16.89 gradë Celsius më 3 korrik dhe e ka tejkaluar shifrën 17 gradë për herë të parë më 4 korrik, me një mesatare globale prej 17.04 gradë Celsius.

Më pas, më 5 korrik është regjistruar temperatura 17.05 gradë Celsius.

Këto temperatura përputhen me modelet klimatike që veçse janë parashikuar, ka thënë profesori Richard Betts, shkencëtar për klimën në Universitetin Exeter.

“Ne nuk duhet të befasohemi nga temperaturat e larta në botë”, ka thënë ai.

“Ky është një përkujtues, për të cilin kemi dëgjuar që një kohë të gjatë, dhe ne do të jemi dëshmitarë të motit edhe më të nxehtë, derisa të ndalojmë së lëshuari më shumë gazra serrë në atmosferë”.

Kur e mendojmë sa nxehtë është, ne mendojmë për temperaturën e ajrit, sepse atë e përjetojmë në përditshmëri.

Mirëpo pjesa më e madhe e të nxehtit që ruhet në sipërfaqe të Tokës, nuk është në atmosferë, por në oqeane.

Dhe ne e kemi parë që temperaturat e oqeaneve kanë shënuar rekord në pranverë dhe verë të këtij viti.

Shembull, në veri të Atlantikut, temperaturat aktualisht janë më të lartat ndonjëherë.

Administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë e ka vendosur këtë valë të të nxehtit në kategorinë e katërt.

Një kategorizim i tillë përdoret rrallë jashtë vendeve tropikale dhe konsiderohet “i nxehtë ekstrem”.

Kësaj situate është duke i kontribuuar edhe fenomeni El Nino, që është aktiv në Paqësor.

El Nino është fenomen që ngroh ujërat në brigjet e jugut të Amerikës dhe më pas ato përhapen nëpër oqeane.

Nëse uji i deteve është më i nxehtë sesa zakonisht, edhe ju do të përballeni me temperaturë të lartë të ajrit, ka thënë Tim Lendon, profesor për ndryshime klimatike në Universitetin Exeter.

Ai sqaron se pjesa më e madhe e të nxehtit është krijuar nga gazrat serrë dhe është ruajtur nëpër sipërfaqe të oqeaneve.

Ndonëse ai i nxehtë ka tendencë të zhytet brenda në oqeane, fenomene sikurse El Nino, mund ta nxjerrin atë sërish mbi sipërfaqe.

“Kur ndodh diçka e tillë, sasi e madhe e të nxehtit del në atmosferë”, ka thënë profesori Lenton.

Është e lehtë të mendojmë se ky mot tejet i nxehtë është i pazakonshëm, mirëpo e vërteta e dhimbshme është se ndryshimet klimatike nënkuptojnë se tani do të jetë normale që të përballemi me temperatura rekorde.

Gazrat serrë vazhdojnë të emetohen çdo vit, madje me trend në rritje.

Sa më e nxehtë temperatura globale, aq më shumë rrezik për valë të të nxehtit, ka thënë Friederike Otto, eksperte për klimën në Institutin për ndryshime klimatike, Grantham.

“Këto valë të të nxehtit, jo vetëm që do të jenë më të shpeshta, por edhe më të nxehta dhe më gjata”, ka thënë ajo.

Ekspertët veçse kanë parashikuar se El Nino mund ta bëjë vitin 2023, më të nxehtin ndonjëherë në botë.

Temperatura e Tokës është rritur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, përveç nëse qeveritë në mbarë botën marrin hapa për t’i ndalur emetimet e karbonit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën