TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse erdhën katër serbët në Kosovë, të paraqitur si pelegrinë?

Ardhja e serbëve të paraqitur si pelegrinë po shihet si alarmuese për situatën e sigurisë në Kosovë. Njohësit e rrethanave të sigurisë thonë që shteti duhet të jetë i vëmendshëm.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
3 0
A A

Institucionet e sigurisë së Kosovës janë alarmuar sërish.

Vetëm gjatë së shtunës dhe të dielës u arrestuan 16 shtetas serbë ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të sigurisë së Serbisë.

Sipas autoriteteve të sigurisë Serbia po synon që ta destabilizojë Kosovën andaj kanë kërkuar vigjilencë të institucioneve.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka prova që dëshmojnë ndërlidhjen e tyre me “strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë”.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tregon se cilat ishin qëllimet e serbëve të arrestuar në Kosovë.

“Këto grupe i shfrytëzojnë këto mënyra për tu paraqitur si pelegrinë me qëllim që të infiltrohen dhe të grumbullojnë informacione për propagandë. Tani kjo çështje i takon institucioneve të sigurisë dhe prokurorisë që ta hetojnë rastin”, tha Ibishi.

Edhe më herët shteti serb ka synuar që ta destabilizojë Kosovën me metoda të ngjashme ku persona të caktuar shfaqen kinse si pelegrinë.

“Ne që nga viti 2000 duke qenë aktiv në terren kemi parë këso rastesh dhe i kemi lajmëruar institucionet atëhershme që ishin të UNMIK-ut, por që nuk trajtoheshin me seriozitet. Ne në vitin 2001 në Fushë Kosovë kemi  zbuluar armatime në shkolla, podrume, banesa ku i kishin fshehur serbët”, tha ai.

Lidhur me arrestimet ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi, i cili është referuar aktit si terror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën