TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Propaganda e rrezikshme serbe

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Propaganda e rrezikshme serbe

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se gjuha e përdorur nga kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e rrezikshme dhe luftënxitëse. Sipas tyre, në Kosovë nuk po kryhet spastrim etnik ndaj komunitetit serb, por se, këta të fundit po keqpërdoren nga Beogradi.

Në fjalimin e saj gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, akuzoi Kosovën për fushatë të spastrimit etnik të serbëve.

Një retorikë e tillë ishte përdorur edhe gjatë viteve të 90-ta nga politikanët serbë, në veçanti nga ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq.

E deklaratat e kryeministres serbe i ka quajtur si të pavërteta politikani social-demokrat, Nenad Çanak.

Sipas tij, çfarë thotë Bërnabiq është e kundërta, sepse Beogradi po i përdor për interesa të veta komunitetin serb në Kosovë.

“Është e qartë se ka probleme që duhet të diskutohen, por është gjithashtu evidente se komuniteti serb në veri të Kosovës është përdorur për shumë vite si argument në politikën brenda Serbisë, pa marrë parasysh mirëqenien e tyre. Ajo që është e sigurt është se mbi ta nuk po kryhet asnjë “spastrim etnik”. Është e qartë se dështimi i kryengritjes së armatosur në Banjska (objektivat reale të së cilës mbeten të panjohura) ka nxitur retorikën nga Beogradi të përqendruar në dy pika kryesore: 1) Shteti i Serbisë nuk mori pjesë në atë që ndodhi në Banjska, 2) Gjithçka që ndodhi është rezultat i terrorit që Republika e Kosovës, e personifikuar me kryeministrin Albin Kurti, u bën serbëve të cilët nuk e duruan më”, deklaroi politikani social-demokrat, Nenad Çanak.

Kurse për profesorin, Abit Hoxha, fjalimi i kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, dëshmon se regjimi aktual serb nuk është distancuar asnjëherë nga politikat nacionaliste të viteve 90-ta.

Tutje, Hoxha vlerëson se një retorikë e tillë lehtësisht mund të nxis edhe konflikte.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në ditët në vijim pritet të mbahet edhe një takim tjetër i lartë në Bruksel mes dy delegacioneve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

“InfoNata” 16.04.2026

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Si ndodhi tragjedia në Malishevë ku vdiq babi me dy fëmijët-detaje

Si ndodhi tragjedia në Malishevë ku vdiq babi me dy fëmijët-detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën