TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria nis hetimet për dyshimet lidhur me keqpërdorime e marrje ryshfeti në tri Ministri

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Prokuroria nis hetimet për dyshimet lidhur me keqpërdorime e marrje ryshfeti në tri Ministri

Prokuroria e Shtetit

Përmes komunikatës, Prokuroria ka bërë të ditur se ka nisur procedurën për verifikim dhe hetim për të gjitha shkrimet e publikuara.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të mërkurën u raportua për dy raste të keqpërdorimit në disa Ministri në Qeverinë Kurti.

Në një konferencë për media, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi ka thënë se dyshimet rreth kësaj marrëveshje janë edhe të karakterit institucional, edhe të karakterit financiar, rreth asaj se për çfarë janë shpenzuar ato mjete.

“Memorandumi është nënshkruar më datë 16 gusht 2021, nga ana e Ministrit Fikrim Damka dhe përfaqësuesve të Caritas-it Zviceran (CACH), ku statusi ligjor i këtij të fundit, është Organizatë Joqeveritare (OJQ), e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, e mbi të gjitha, të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një Organizatë Joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar një gjë e tillë kritereve për çfarë shteti ka shpallur si interes me atë shpallje.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Në të njëjtën ditë, në media u publikuan video-inçizime përmes së cilave pretendohet se disa persona në Ministrinë e Infrastrukturës janë përfshirë në marrje ryshfeti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën