TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prizren – Burri ther me thikë gruan dhe vajzën e tij të mitur, të dyja në gjendje të rëndë

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka therur me thikë gruan dhe vajzën e tij të mitur. Të dyja viktimat janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, gruaja është gjetur e gjakosur në rrugë, ndërsa vajza e mitur është gjetur në katin e fundit të ndërtesës ku ndodhi rasti.

“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje, bëhet e ditur se edhe vajza e mitur u gjet në gjendje të rëndë në katin e fundit të objektit banesor.

“Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë,” thuhet më tej në njoftim.

Autori i dyshuar i këtij krimi është arrestuar në hyrje të banesës dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’,” përfundon njoftimi i Prokurorisë.

Hetimet mbi motivet e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes janë duke vazhduar.

Tags: prizrenProkuroriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Peja kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Publikohet letra e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës drejtuar Albin Kurtit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës

Maqedonci takohet me zyrtaren amerikane, diskutojnë zhvillimin e FSK-së dhe industrinë e mbrojtjes

Maqedonci takohet me zyrtaren amerikane, diskutojnë zhvillimin e FSK-së dhe industrinë e mbrojtjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën