tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Pritjet nga takimi i nesërm në Bruksel

Kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi dhe ai serb Petar Petkoviq janë thirrur për nesër në një takim në Bruksel. Në atë takim pritet të diskutohet çështja e asociacionit. Ndërkohë nga analistët politik, po e konsiderojnë të domosdoshëm që pala kosovare në atë takim të shkoj me një ekip të ekspertëve ligjorë e kushtetues në mënyrë që të jetë e pëgatitur.

Valeza Sylejmani nga Valeza Sylejmani
15/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeqendra evropiane, të enjten do t’i ulë përballë njëri – tjetrit edhe njëherë tjetër dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kësaj radhe pritet që në atë takim të flitet për çështjen e asociacionit me komunave me shumicë serbe.

Njohësi i çështjeve politike, Anton Demhasaj thotë se e rëndësishme është që Kosova atje të shkojë e mirëpërfaqësuar, në mënyrë që të mos pësojë.

“Zv. Kryeministri Besnik Bislimi do duhej të kishte një ekip mirë të përgaditur me vete sepse tash po flasim për zbatim të marrëveshjeve, për zbatim të draftit të asociacionit të komanve me shumicë serbe që krejt këto mundem me pas implikime ligjore dhe kushtetuese. Prandaj mendoj se ai me vete duhet të këtë një ekip të ekspertëve ligjorë, kushtetues tepër të mirë për me e ditë se çfarë po pranon, çka po zbtaon dhe qysh po zbatohet”, thotë Demhasaj.

Ndërkaq politologu, Shkodran Ramadani vlerëson se thirrja e dy kryenegociatorëve është sa për të zbehur rëndësinë e takimit.

“Përmes Petkoviq dhe Bislimit, Kosova, Serbia dhe BE – ja mundohen të paraqesin kinse tema për të cilën po flasin nuk është e rëndësisë më të lartë. Kjo është më shumë një karrem, truk për komunikim me publikun që në Kosovë të përçojnë një mesazh se ajo çka do të diskutojnë nuk është shumë e rëndësishme”, shprehet Ramadani.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka qëndruar në Prishtinë e Beograd , siç ka thënë për përgatitjet për takimin e kryenegociatorëve Bislimi-Petkoviq.

Tags: BislimiTakimi ne Bruksel

Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup

30/11/2023

18 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

30/11/2023

​Dita ndërkombëtare e viktimave të luftës së armëve kimike

30/11/2023

Kuvendi sot i mban dy seanca

30/11/2023

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger vdes në moshën 100-vjeçare

30/11/2023

Parashikimi i motit

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.