TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritet sërish shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – ZRRE i shtyn tarifat e reja deri më 1 maj

Kosova pritet të përballet sërish me shtrenjtim të energjisë elektrike. Kjo pas kërkesës së KEDS, KESCO dhe KOSTT. Hyrjen në fuqi të tarifave të reja, ZRRE-ja e ka shtyrë deri më 1 maj.

by Doresa Geci
4 javë ago
1 0
A A

Edhe të paktën për një muaj, qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë që ta paguajnë me çmim të njëjtë energjinë elektrike.

Kjo pasi, Zyra e Rregullatorit ka vendosur që hyrjen në fuqi të tarifave të reja të rrymës ta shtyej deri më 1 maj.

E tarifat e reja, KESCO dhe KEDS kanë kërkuar që të shtrenjtohen për mbi 20%. Arsye sipas tyre është sasia e madhe e importit të energjisë elektrike.

Kërkesë për rritje të çmimit të rrymës ka bërë edhe KOSTT.

Mirëpo, qytetarët nuk po pajtohen me këto kërkesa. Sipas tyre, jetesa po bëhet e papërballueshme.

“Çmimi i energjisë ndikon në të gjitha çmimet edhe rritë koston e jetesës, kjo ka qenë prej 1 prilli e mbrëmë dëgjova deri me 1 maj, kështu që qeveria do të duhej ta shtynte deri në gjashtë muaj apo edhe një vjet për shkak se tash derivatet e naftës, lufta nuk dihet kur ndalet”, thotë Sejdi Halimi-qytetar.

“Edhe ashtu është një rritje e madhe, inflacion i madh  dhe ne disproporcion me standardin e popullatës. Kështu që është gabim rritja”, shprehet Shefqet Hasani.

Madje një mërgimtar thotë se me shtrenjtë paguan faturat e rrymës në Kosovë sesa në Zvicër.

“Unë jetoj në Zvicër mua më ka shtrejtu energjia elektrike që 10 vjet, këtu çdo muaj kjo është …shtet në eksperiment. Shumë më e madhe vjen fatura e energjisë këtu se sa atje”, shprehet një tjetër qytetar.

Eksperti i energjetikës, Adhurim Haxhimusa, thotë se pritshmëritë janë që tarifat e reja të energjisë elektrike të rriten.

“Meqenëse gjenerimi vendor në 2025 ka qenë jo shumë stabile  dhe shumë më i ulët se sa në 2024 atëherë  rrezikojmë  që të kemi rritje të tarifave të energjisë elektrike  nga rishikimi i tarifave nga ZRRE-ja për shkak se në 2025 Kosova ka importuar thuajse dyfishin e energjisë elektrike  krahasuar me 2024, rreth 300 milion euro”, thotë eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa.

Se çmimet e energjisë elektrike do të rriten e thonë edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Madje shtyrjen për një muaj, ata e konsiderojnë një lojë politike të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

“Ky vendimi për shtyrjen për mos me hy nga një prilli por me hy nga një maji është më shumë një lojë që po bëhet kjo ndërlidhet më shumë me zhvillimet politike sepse ende nuk e dimë se a do të zgjedhim president apo nuk do të zgjedhim dhe do të shkojmë në zgjedhje dhe unë dyshoj se krejt aty është loja që është bërë”, thotë Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

E çdo shtrenjtimi i energjisë sipas Ahmetit do të jetë një barrë edhe për qytetarët.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe tek ZRRE  rreth vendimit që tarifat e energjisë të ndryshohen deri më 1 maj, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Guri: Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani bashkohet me LDK-në

Guri: Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani bashkohet me LDK-në

Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO

Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Haradinaj: Punëtorët e Kosovës përballen me vështirësi dhe presion ekonomik në rritje

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ditari: 01.05.2026

Ditari: 01.05.2026

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Kërcënoi të shpërthente bombën në Rinas nëse Shqipëria nuk pranon që Kosova është Serbi, SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

Kërcënoi të shpërthente bombën në Rinas nëse Shqipëria nuk pranon që Kosova është Serbi, SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën