TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prekazi i mbushur me homazhe dhe protesta – Qytetarët nderojnë 17 Shkurtin dhe kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Këtë të martë për nderë të 17 shkurtit vendi historik i Prekazit u vizitua nga qytetarë të shumtë. E  përveç urimeve që kishin për ditën e Pavarësisë, qytetarët dhe figura të tjera publike kërkuan edhe liri për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

by Fëllënza Krasniqi
3 javë ago
1 0
A A

Të organizuar e me uniforma të UÇK-së.

Kështu, këtë të martë iu drejtuan Prekazit historikë.

Ky grup  nxënësish i shkollës “ Ismet Jashari Komunanova”, bënë homazhe  tek varrezat e Jasharajve për nderë të 17 shkurtit.

E nga stafi i shkollës, thonë se veshja e një uniforme të tillë është nder dhe privilegj.

“Është kënaqësi e jona të mbajmë këtë veshje, jo vetëm unë si mësimdhënëse, por edhe nxënësit e tonë e çdo familje duhet këtë uniform të mbajë në shtëpinë e tyre. Se sot festojmë pavarësinë e Kosovës shenjë e këtyre veshjeve dhe gjakut të tyre jemi këtu. Kjo do të thotë të ruajmë simbolin, të ruajmë gjakun e këtyre dëshmorëve që kanë rënë për liri”, u shpreh një mësimdhënëse.

E Prekazi këtë  ditë të madhe u vizitua edhe nga më të vegjlit, që disa edhe ia thanë këngës.

Por kishte vizitorë që  kishin ardhur nga Vlora në Prekaz dhe jo vetëm.

“E kishim planifikuar të vinim një ditë në Kosovë se kemi munguar, meqë ishte sot dita e protestës së madhe erdhëm, por nuk mund të rrinim pa ardh tek baca. Të na kthehen djemtë të pastër dhe me fitore”, u shpreh një vizitor.

E ndjenjë të veçantë vizita në këtë vend të rezistencës i jep vizitorit Ramiz Gashi.

“Për çdo festë pak është, por për çdo festë vijmë dhe gjashtë muaj me fol për këtë familje është pak. Edhe dijetarët më të mëdhenj nuk kanë mundur me fol atë se çka e meritojnë këta. Andaj veç lavdi ju qoftë këtyre nipave, e stërnipave dheu i lehtë ju qoftë këtyre”, ka thënë vizitori tjetër.

Për të  bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve erdhën edhe krerët e shtetit.

E të martë këtu u panë edhe fytyra të tjera publike.

Ku përveç urimeve për festën e pavarësisë, urime kishin edhe për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Na lanë një mësim se liria është e qëndrueshme atëherë kur fitohet me luftë dhe gjakun e dëshmitarëve. Nga ky vend u uroj krerëve të UÇK-së këtë ditë të shënuar, të cilët padrejtësisht po mbahen atje nga një gjykatë politike krejtësisht e njëanshme. Shpresojmë dhe besojmë që verdikti përfundimtar gjykata të mos marrë vendim politik dhe t’i lirojë krerët e UÇK-së nga kjo akuzë e shpifur, nga kjo aktakuzë e përpunuar në Beograd”, kaz thënë Jashari.

Kurse, nga dega e Partisë Demokratike në Skenderaj, thanë se nga këtu do të vazhdojnë në marshin protestues “Drejtësi jo politikë”.

“Shfrytëzoj rastin të ja urojë në emër të Komunës së Skenderajt çdo qytetari të Republikës së Kosovës urime pavarësia shpresojmë që edhe ata që ishin pjesë përbërëse e lirisë së Kosovës përkatësisht të shtetit të Kosovës, presidenti Thaçi, Kadri Veseli dhe gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të kthehen e bashkërisht ti vazhdojmë përvjetorët e tjerë në mënyrë të organizuar e me gëzim në familje”, u shpreh Nura.

Ndryshe, kujtojmë se  shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt 2008.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani për dekretin e Kuvendit: Jam e bindur se është në përputhje me Kushtetutën

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Vetëvendosje për vendimin e Kushtetueses: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është antikushtetues

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

Prishtina përballet me mungesë mjekësh – 150 mjekë për mbi 220 mijë banorë

Prishtina përballet me mungesë mjekësh – 150 mjekë për mbi 220 mijë banorë

“Matrix”- 09.03.2026

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Qeveria reagon pas vendimit të Kushtetueses për dekretin e Kuvendit: Presim qartësi të plotë

Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Salzburg, diskutohet siguria dhe lufta kundër krimit

Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Salzburg, diskutohet siguria dhe lufta kundër krimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën