TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia serbe në kërkim të Faton Hajrizit që dyshohet për vrasjen e policit

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Policia serbe në kërkim të Faton Hajrizit që dyshohet për vrasjen e policit

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë të premten se është në kërkim të vazhdueshëm të Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri, më 18 korrik, në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e ka publikuar fotografinë e Hajrizit dhe u ka bërë thirrje edhe qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet janë duke kryer kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi besohet se sulmuesi mund të jetë nisur në atë drejtim, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët janë të përfshirë në kërkim.

Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Sulmuesi është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur.

Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist.

“Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar do ta konsiderojë rastin si një akt terrorist, sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, ka thënë të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit (1991) dhe një letërnjoftim i tij gjerman.

Një ditë më parë, Daçiq ka thënë se po verifikohet nëse personi të cilit i janë gjetur dokumentet është vëllai i Artan Hajrizit, Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, ditë më parë.

Artan Hajrizi ka thënë të enjten për mediat në Kosovë se ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën.

Ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dragan Vasileviq, ka thënë për RTS-në se policia gjermane është kontaktuar përmes Interpolit dhe se identiteti i të dyshuarit ende nuk është “konfirmuar saktë”.

Ai ka thënë se autoritetet e sigurisë në Serbi po bashkëpunojnë “shumë mirë me ato të Republikës Sërpska në Bosnje -Hercegovinë, me ato të Kroacisë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas Daçiqit një person është arrestuar lidhur me këtë rast në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka thënë se i arrestuari dyshohet se ka “transportuar vrasësin nga Presheva në Lloznicë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që të mos politizohet ky rast.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deliu-Kodra mban numrin 13 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Deliu-Kodra mban numrin 13 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Konjufca në Bratislavë: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Konjufca në Bratislavë: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi nga Xhavit Ukaj

Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi nga Xhavit Ukaj

“Kam hezituar të hyj në listë” – Mërgim Lushtaku flet për kandidimin me PDK në zgjedhjet e 7 qershorit

Protestat studentore në Serbi po hyjnë në një fazë të re

Protestat studentore në Serbi po hyjnë në një fazë të re

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

​PDK gati listën për 7 qershorin, këta janë kandidatët në 20-shën e parë

Listat e kandidatëve për deputet – Partitë ndryshime në rënditje, kush në top 10-she e kush nuk rikandidoi?

Listat e kandidatëve për deputet – Partitë ndryshime në rënditje, kush në top 10-she e kush nuk rikandidoi?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën