Policia e Kosovës është duke zbatuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit, në kuadër të të cilit nuk po lejohen të kalojnë në Mitrovicën e Veriut veturat që bartin simbole kombëtare.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai ka theksuar se ky plan nuk përbën ndonjë veprim të jashtëzakonshëm.
“Ky plan bëhet për ruajten e rendit dhe qetësisë publike. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, tha Elshani.
Elshani ka thënë se vendimi është marrë për të shmangur situatat që mund të nxisin provokime.
“Kjo u bë në mënyrë që të shmangen situata që mund të nxisin provokime”, ka deklaruar Elshani.
Ky veprim u ndërmor të shtunën, më 12 shtator 2026, në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës, në ditën kur në Prishtinë u mbajt “Marshi për Liri” në mbështetje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




