Policia e Kosovës ka njoftuar se “Marshi për Liri”, i mbajtur sot në Prishtinë, ka përfunduar i qetë dhe pa incidente.
Sipas Policisë, janë ndërmarrë me kohë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e marshit.
Policia ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për, siç thuhet, qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore, ndërsa ka vlerësuar veçanërisht respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë gjatë marshit dhe qarkullimit në trafik.
“Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.




