Policia ka njoftuar se gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore drejtuesi i së cilës bënte vozitje të rrezikshme.
Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën në lëvizje , siç thuhet në njoftim të policisë, drejtuesi i veturës së dyshuar ka goditur veturën e policisë, e cila ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
Bëhet e ditur se dy zyrtarë policor që kanë qenë në veturë zyrtare kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF Skenderaj.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.









