Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të katërtën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Edhe në natën e katërt numër i madh qytetarësh janë mbledhur për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.
Protestuesit shihen të mbajnë flamuj të ndryshëm me UÇK-në, e figurat e luftës.
Pjesëmarrësit, gjatë protestës kanë lexuar betimin e ushtarit të UÇK-së.







