TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë vjet nga ngritja e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

by TËVË 1
8 muaj ago
0
A A
Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet që nga publikimi i aktakuzës së Prokurorit të Specializuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilën u akuzuan ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të katërt ndodhen ende në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet të jenë kryer gjatë viteve 1998–1999 në disa zona të Kosovës dhe në pjesë veriore të Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, këto krime dyshohet se u kryen kundër qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime. Zyra e Prokurorit pretendon se të akuzuarit, në cilësinë e drejtuesve të UÇK-së, mbajnë përgjegjësi komanduese dhe individuale për veprimet e pjesëtarëve të organizatës. Numri i viktimave të pretenduara në dosje përmendet të jetë rreth 150.

Pas konfirmimit të aktakuzës në nëntor të vitit 2020, Thaçi, i cili në atë kohë ushtronte funksionin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dha dorëheqje dhe së bashku me Veselin, Krasniqin e Selimin u transferua në Hagë. Në seancat e para, të gjithë u deklaruan të pafajshëm.

Gjykimi ka nisur më 3 prill 2023 dhe, pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria më 15 prill 2025, procesi ka kaluar në fazën e mbrojtjes. Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka paralajmëruar paraqitjen e provave të veta, ndërsa ekipet e Veselit e Selimit kanë vendosur të mos dorëzojnë prova shtesë.

Në javët e ardhshme, pritet që si dëshmitar i mbrojtjes të dëshmojë edhe ish-komandanti suprem i NATO-s gjatë luftës së Kosovës, gjenerali Wesley Clark.

Pesë vjet pas ngritjes së aktakuzës, çështja vazhdon të ngjallë reagime në Kosovë dhe më gjerë. Në Prishtinë, Tiranë e Hagë janë zhvilluar protesta në mbështetje të të akuzuarve, me kërkesa për drejtësi dhe lirimin e tyre.

Megjithatë, Dhomat e Specializuara kanë refuzuar disa herë kërkesat që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri, duke arsyetuar vendimet me rrezikun e ndikimit të mundshëm në dëshmitarë dhe procesin gjyqësor.

Tags: gjykimi në HagëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​”Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

​”Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajze e mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri arrestohet në Ferizaj, dyshohet se sulmoi qytetarë në sheshin e qytetit

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët përmes rrjeteve sociale

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për kultivim të kanabisit, policia sekuestron bimë narkotike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën